b

Category: Viti 2017

Shoqëria SiCRED sh.a. tashmë zotëron 24% të aksioneve të CREDINS Invest sh.a.

Shoqëria SiCRED sh.a. tashmë zotëron 24% të aksioneve të CREDINS Invest sh.a.
SiCRED sh.a. shton prezencën e saj në CREDINS Invest sh.a.. Tashmë në QKB, është realizuar regjistrimi i strukturës së re aksionare, ku shoqëria SiCRED sh.a. zotëron 24% të aksioneve në CREDINS Invest sh.a. – Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive.

Aktualisht CREDINS INVEST sh.a. administron dy fonde:

– Fondin e Pensionit privat vullnetar “SiCRED Pensions”; dhe
– Fondin e Investimit “CREDINS PREMIUM”

Në prill 2017, fondi i pensionit “SiCRED Pensions” arriti në 10,260 anëtarë dhe 269 milionë Lekë vlerë asetesh.
Në muajin gusht 2016 nisi aktivitetin fondi i investimit “CREDINS PREMIUM”. Në muajin prill 2017, vlera e aseteve të fondit arriti në 356 milionë lekë.
SiCRED sh.a. e vlerëson investimin dhe rritjen e prezencës në aksionet e CREDINS INVEST sh.a.. Brenda një periudhe të shkurtër, SiCRED sh.a. do t’ju ofrojë anëtarëve të Fondit të Pensionit Vullnetar SiCRED Pensions produkte inovatore sigurimi Jete, ku do të përmendim anuitetet. Ky kombinim produktesh (pension vullnetar – sigurim) avantazhon edhe fiskalisht anëtarët e fondit.

Për më tepër informacion, vizitoni faqen zyrtare të CREDINS Invest sh.a. www.credinsinvest.com

Related Posts