SiCRED
SiCRED

Individë

Mbrojtje për ju dhe familjen tuaj

Sigurim jete, shëndeti, udhëtimi, për studentë dhe për hua.

Mbulim që rritet me kalimin e viteve

Për sëmundje të rënda të papritura dhe aksidente

Sigurim jete i kombinuar me kursim

Rimbursim i shpenzimeve shëndetësore

Mbulim për COVID-19 brenda Cash Plan

Jeta dhe aksidentet në një policë të vetme

Për udhëtimet tuaja jashtë vendit

Jetë dhe shëndet për studentët

Për të huajt që vizitojnë Shqipërinë

Sigurim jete për nxënës dhe studentë

Mbron familjen nga detyrimet e kredisë

Bli online

Bli sigurimin online

Sigurim udhëtimi dhe aksidentesh, me pagesë online.

Biznese

Siguri për ekipin dhe biznesin tuaj

Plane në grup, jetë me kursim dhe sigurime të specializuara.

Sigurim jete për punonjësit, me mbulim që rritet

Rimbursim i shpenzimeve mjekësore të punonjësve

Sigurim jete me skemë kursimi afatgjatë

Jetë dhe kursim si përfitim për punonjësit

Mbështetje financiare për punonjësit tuaj

Jetë, aksidente personale dhe sëmundje kritike

Për bankat dhe depozitarët e tyre

Për sportistët e klubeve dhe ekipeve

Për shkollat dhe universitetet

Ofertë për biznesin

Flisni me një këshilltar

Na tregoni nevojat e kompanisë suaj dhe përgatisim një ofertë.

Shërbime

Më shumë se sigurim

Pensione, investime, këshillim dhe ndërmjetësim, në një vend.

Plotësoni pensionin shtetëror

Fonde të menaxhuara nga profesionistë

Konsulencë ligjore profesionale

Konsulencë për bizneset

Për punëkërkues dhe punëdhënës

Orientim drejt kujdesit të duhur mjekësor

Artizanati shqiptar me SiCRED Distribution

Ofertë falas

Flisni me një këshilltar

Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe ju kontaktojmë me një ofertë.

Rrjeti

Rrjeti ynë mjekësor

Spitale, klinika, laboratorë dhe optika ku pranohet karta SiCRED.

Spitale partnere

Klinika dhe laboratorë partnerë

Klinika dentare partnere

Optika partnere

Klinika fizioterapie partnere

Harta e rrjetit

Gjeni një klinikë pranë jush

Kërkoni sipas qytetit ose llojit në hartën e rrjetit.

Rreth nesh

Njihuni me SiCRED

Historia, njerëzit, struktura dhe dokumentet tona.

Rruga jonë ndër vite

Njerëzit e SiCRED

Struktura e pronësisë

Shoqëritë ku SiCRED ka kuota

Mbikëqyrja e shoqërisë

Si jemi organizuar

Bashkëpunëtorët tanë

Çmime dhe mirënjohje

Transparencë dhe publikim i plotë

Reklamat dhe videot tona

Bëhuni pjesë e ekipit

Dëmet

Keni një dëm për të raportuar?

Njoftoni dëmin online dhe ndiqni hapat e mëtejshëm.

/

/  Shoqëri partnere

Shoqëri partnere

APRIL International – Asistencë ndërkombëtare për sigurimin e Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

APRIL International – Asistencë ndërkombëtare për sigurimin e Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

APRIL International, pjesë e grupit të mirënjohur APRIL Group, ofron sigurim shëndeti në udhëtim dhe asistencë ndërkombëtare shëndetësore, me mbulim global dhe shërbime digjitale të avancuara.

Si partneri ynë ndërkombëtar, APRIL International siguron asistencë profesionale dhe menaxhim efikas të kërkesave për dëmshpërblim për sigurimin e Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim.

Website

Swiss Re - Risigurues

Swiss Re - Risigurues

Risigurimi u mundëson shoqërive të sigurimit - në këtë rast, të quajtura shoqëri ceduese - një gamë të gjerë përfitimesh. Ai ndihmon në zvogëlimin e detyrimit financiar neto për çdo risk të veçantë dhe ofron mbrojtje nga humbjet e mëdha që mund të vijnë si pasojë e ngjarjeve katastrofike, si p.sh. tërmetet, përmbytjet apo fatkeqësi të tjera masive.

Përveç mbrojtjes nga humbjet, risigurimi u jep këtyre shoqërive mundësinë të zgjerojnë kapacitetin e tyre për të pranuar më shumë sigurime — jo vetëm në numër (aspekti sasior), por edhe në lloje më të ndryshme dhe më të ndërlikuara të risqeve. Kjo i lejon ato të operojnë me më shumë siguri, fleksibilitet dhe stabilitet financiar, edhe përballë situatave të paparashikuara.

Swiss Re, një nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohura të risigurimit në botë, është partneri risigurues i SiCRED. Me seli në Zyrih të Zvicrës dhe një histori që daton që nga viti 1863, Swiss Re ofron mbulim dhe zgjidhje risigurimi për kompani sigurimesh në mbarë globin, duke garantuar stabilitet financiar dhe mbrojtje ndaj risqeve të mëdha.

Vlerësimet e Swiss Re:

S&P (07.11.2024)MOODY'S (20.11.2024)A.M. Best (26.09.2024)
SWISS REAA- (very strong) / StableAa3 (excellent) / StableA+ / Stable

Website

QBE Re – Risigurues

QBE Re – Risigurues

Shoqëria SiCRED ka nisur bashkëpunimin me QBE Re në risigurimin e disa prej rreziqeve më të mëdha të shkruara që prej vitit 2017. Grupi i sigurimeve QBE u themelua në vitin 1886, ku hapi me shpejtësi zyra në Europë, Amerikë dhe Azi. QBE është një nga 20 siguruesit dhe risiguruesit më të mëdhenj në nivel global.

QBE Re (Europe) Limited ofron shërbime risigurimi në mbarë botën. Ajo ofron shërbime të risigurimit të pronës, përgjegjësive, risqeve të veçanta dhe të jetës. Shërbimet e sigurimit të jetës dhe marrjes në sigurim realizohen përmes Zyrës së QBE Re Bruksel. QBE bleu zyrën e Brukselit (e quajtur më parë Secura Re) në vitin 2010. Kjo zyrë u themelua në vitin 1946.

Deri në fund të vitit 2018, Divizioni i Operacioneve Europiane të QBE ishte i vendosur në Londër. Për shkak të Brexit, QBE vendosi të krijojë një divizion të ri europian me seli në Bruksel. QBE Re (Europe) Limited u bë filial i kompanisë QBE Europe SA/NV nga 01.01.2019.

Vlerësimet e QBE Re (Europe) Limited:

S&P (31.05.2022)Fitch Ratings (07.12.2021)AM Best
QBE Re (Europe) LtdAA- StableA+ PositiveA Stable

Bashkëpunimi midis SiCRED dhe QBE Re u ndërmjetësua nga JLT Re.

Website

Alwen Hough Johnson Ltd. – Broker në risigurime

Alwen Hough Johnson Ltd. – Broker në risigurime

Alwen Hough Johnson Ltd. u themelua në 1973 nga Roger Alwen, John Hough dhe David Johnson si një Shtëpi Brokerimi lidere e Lloyd’s, e vendosur në zemër të Qytetit të Londrës. AHJ është një kompani e rregulluar nga FCA, e specializuar në të gjitha format e Risigurimit Detar dhe Jo-Detar, si dhe në sigurimin e drejtpërdrejtë të shitjeve me shumicë. AHJ mbetet me pronësi 100% private, me shumicën e aksioneve të mbajtura nga administruesit dhe punonjësit, të kaluar dhe aktualë. Mungesa e aksionarëve të jashtëm mundëson menaxhim më të mirë të ciklit të tregut duke ruajtur nivelet e shërbimit të klientit dhe aftësinë për të investuar në të ardhmen.

Që prej korrikut të vitit 2020, AHJ është broker në risigurime për SiCRED sh.a., duke ndërmjetësuar risigurimin e rreziqeve të mëdha.

Për më tepër informacion, ju lutemi vizitoni faqen web:

Website

Siguria juaj fillon
me një bisedë.

Kontaktoni këshilltarët tanë për të gjetur planin e duhur, për të raportuar një dëm ose për të rezervuar një kontroll.