NJOFTIME PUNËSIMI
Specialist/e Administrimi
Shoqëria SiCRED sh.a., pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, ofron për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë dy Specialistë/e Administrimi pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Aktuaristikes.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
1. Të ketë diplomë universitare në një nga këto fusha: aktuaristikë, matematikë, ekonomik, statistikë, inxhinieri matematike, administrim risku, investime, demografi ose fusha të ngjashme;
2. Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike, Excel i përparuar përbën prioritet;
3. Të zotërojë aftësi për të punuar në grup dhe aftësi të mira komunikimi;
4. Njohja në një nivel të përparuar e gjuhës angleze përbën prioritet;
5. Eksperienca e punës nuk është kriter.
Informacion mbi përshkrimin e punës:
1. Mbajtje dhe administrim në kohe reale dhe analitike të databazave;
2. Siguron përditësimin e të dhënave në sistemet informatike të kompanisë;
3. Bashkëpunon me departamentin e shitjeve, financës, dëmeve, IT-së dhe strukturat e tjera për administrimin korrekt të policave;
4. Përgatit raporte dhe të dhëna mbi linjat e biznesit të shoqërisë;
5. Kryen kontrolle administrative dhe rakordime për identifikimin dhe korrigjimin e pasaktësive;
6. Administron kërkesat dhe komunikimet që lidhen me policat, në përputhje me procedurat e brendshme;
7. Siguron që proceset administrative të kryhen në përputhje me politikat, procedurat dhe kërkesat rregullatore të kompanisë;
8. Mbështet dhe merr pjesë në procesin e llogaritjes së rezervave dhe raportimeve pranë AMF.
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
1. Sigurim privat jete
2. Sigurim privat shëndeti
3. Sigurim privat jete me kursim
4. Fond privat pensioni
5. Një udhëtim stafi në vit
6. Mundësi trajnimi
Informacion mbi pozicionin e punës:
Lloji i punës – Kohë e plotë
Orari – 08:00-17:00
Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
1. CV me foto;
2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
3. Kopje e ID;
4. Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
5. Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi (nëse ka).
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 19 Tetor 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
· Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
· Me email: [email protected], [email protected]; [email protected]
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
