JOBS AVAILABLE

Specialist i Marrjes në Sigurim Mjekësor - Mjek/e

 

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një mjek/e në pozicionin “Specialist i Marrjes në Sigurim Mjekësor”.

 Informacion mbi përshkrimin e punës:

  1. Vlerësimi i riskut mjekësor për personat që aplikojnë për sigurim, sipas kritereve, udhëzimeve dhe manualeve të vlerësimit që përdor shoqëria SiCRED sh.a.;
  2. Përgatitja e raporteve dhe opinioneve të specializuara për çështje të vlerësimit të riskut mjekësor;
  3. Bashkëpunon me institucionet dhe ofruesit e shërbimeve mjekësore për organizimin e ekzaminimeve për nevoja të vlerësimit të riskut të individëve;
  4. Siguron administrim të saktë dhe të plotë të dokumentacionit mjekësor dhe të dosjeve të aplikantëve, në përputhje me procedurat e shoqërisë, etj.
  5. Kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave të vlerësimit të riskut;
  6. Njohja shumë e mirë e produkteve të sigurimit të shoqërisë, aftësia për t’i prezantuar ato te klientët potencialë;
  7. Kryen detyra të tjera të lidhura me procesin e vlerësimit të riskut sipas nevojës.

 Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:

  1. Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë;
  2. Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office (Word dhe Excel);
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, aftësi të mira ndërvepruese dhe të punës në grup;
  5. Të ketë aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  6. Të ketë aftësi në menaxhimin e stresit dhe të ngarkesës në punë;
  7. Të ketë integritet profesional dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.

 Përse duhet të punoni pranë SiCRED?

Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:

  1. Sigurim privat jete
  2. Sigurim privat shëndeti
  3. Sigurim privat jete me kursim
  4. Fond privat pensioni
  5. Një udhëtim stafi në vit
  6. Mundësi trajnimi

 Informacion mbi kushtet e punës:

Lloji i punës – Kohë e plotë
Orari – 08:00-17:00
Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë

 Dokumentacioni që duhet të depozitohet:

  1. CV me foto;
  2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
  3. Kopje e ID;
  4. Kopje e dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
  5. Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit.

 Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 15 qershor 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme: 

  1. Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila Nr. 3/1, Tiranë
  2. Me email: contact@sicred.com.al

 *Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.