Për të dytin vit radhazi, SiCRED shpërndan fondin e sigurimit për besnikërinë “Jeta me Kursim”
Fundi i vitit 2017 përkoi me maturimin e produktit të sigurimit “Jeta me Kursim” për gjeneratën e dytë të punonjësve që shpërblehen me “Fondin e Besnikërisë”. Në vitin 2008, Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a. konceptoi këtë produkt sigurimi, i cili në fundin e një periudhe 7 vjeçare, shpërblen punonjësit për performancë të mirë në punë dhe besnikërinë e tyre kundrejt shoqërisë punëdhënëse.
Në një event të mbajtur pranë ambienteve të Shoqërisë SiCRED, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, znj. Vjosa Bodo, ka falenderuar dhe shprehur mirënjohjen ndaj punonjësve që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për shoqërinë përgjatë një periudhe mbi 7 vjeçare.
Nëpërmjet produktit të sigurimit “Jeta me Kursim”, SiCRED synon të japë shembull e t’u hapë rrugën kompanive shqiptare për të përqafuar këtë skemë, si një mënyrë për të siguruar marrëdhënie korrekte e më afatgjata punëdhënës – punëmarrës.