NJOFTIME PUNËSIMI
Jurist/e, pranë Zyrave Qendrore të Shoqërisë SiCRED sh.a..
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një profesionist në pozicionin “Jurist/e”.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
1. Të jetë i diplomuar si Jurist;
2. Të jetë i padënuar;
3. Të jetë njohës i një gjuhe të huaj;
4. Të ketë njohuri bazë të punës me kompjuter;
5. Të ketë etikë në komunikim;
6. Të jetë i përkushtuar dhe serioz në punë;
7. Eksperienca e punës nuk është kriter.
Informacion mbi përshkrimin e punës:
1. Vlerësim, analizim të çështjeve me natyrë ligjore sipas rastit dhe brenda nivelit të specialistit;
2. Përgatitje me shkrim të detyrave brenda nivelit të specialistit/juristit;
3. Çdo detyrë që do t’i ngarkohet në kuadër të funksionit për të cilin punësohet.
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
1. Sigurim privat jete
2. Sigurim privat shëndeti
3. Sigurim privat jete me kursim
4. Fond privat pensioni
5. Një udhëtim stafi në vit
6. Mundësi trajnimi
Informacion mbi pozicionin e punës:
Lloji i punës – Kohë e plotë
Orari – 08:00-17:00
Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
1. CV me foto;
2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
3. Kopje e ID;
4. Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
5. Kopje të certifikatave të ndryshme të kualifikimit.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 31 maj 2025, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
1. Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila Nr. 3/1, Tiranë
2. Me email: vbodo@sicred.com.al, elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al 3. Online: https://sicred.com.al/karriera/
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
