Drejtori i Përgjithshëm i Shoqërisë së Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Z. Genc Koxhaj, është shprehur në një intervistë për TV SCAN, se tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka pasur në vite një rritje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Viti 2015 në veçanti, është shoqëruar me një sërë risish dhe arritjesh për këtë treg. Shoqëria SiCRED, e para shoqëri sigurimi jete në tregun privat me kapital tërësisht vendas, është po ashtu e para shoqëri që ka ofruar produktin Bankë-Sigurime, si një risi në tregun e sigurimeve dhe tregjet financiare. Ky bashkëpunim me sistemin bankar ka afruar pranë SiCRED rreth 15 mijë klientë të rinj. Shoqëria SiCRED, pozicionohet e dyta në tregun e sigurimit të jetës, duke pasur një ritëm rritjeje të vazhdueshëm. SiCRED ofron produkte tepër cilësore për çdo kategori, kompani, institucione, individë dhe familjarë, duke arritur në vitet e fundit një volum primesh prej pothuajse 3 milion dollarë. SiCRED i ofron klientëve të saj një gamë më të gjerë produktesh, edhe nëpërmjet dy shoqërive: Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. dhe SiCRED ASSISTANCE sh.p.k., duke i mundësuar çdo klienti zgjidhje të plotë ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me sigurimin e jetës, shëndetit, aksidenteve, pensioneve private si dhe sigurisë e shëndetit në punë.
Për të parë artikullin në TV SCAN, ju lutem klikoni këtu.
Për intervistën e plotë, ju lutem klikoni këtu.