JOBS AVAILABLE
Specialist/e Shitjesh
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin “Specialist/e Shitjesh” pranë Drejtorisë së Shitjeve.
- Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e Fakultetit të Ekonomisë;
- Të ketë njohuri rreth parimeve dhe metodave për të demonstruar, promovuar dhe shitur produkte;
- Të jetë i gatshëm për të promovuar produktet e shoqërisë pranë klientëve;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, komunikimi dhe shprehëse;
- Të jetë i orientuar drejt shërbimit ndaj klientit dhe arritjes së objektivave;
- Të jetë person energjik, pozitiv dhe i motivuar;
- Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike (Microsoft Excel dhe Word);
- Të jetë i përkushtuar dhe i aftë të përballojë ngarkesën në punë;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
- Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Menaxhon në mënyrë profesionale klientët ekzistues duke i ofruar produktet e nevojshme sipas specifikave të tyre;
- Identifikon klientë të rinj dhe prezanton produktet e kompanisë;
- Negocion dhe mbyll shitjen duke arritur marrëveshje me klientin;
- Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjes duke ndjekur proceset e punës deri në finalizimin e punës;
- Përgatit dhe përditëson databazën e shitjeve;
- Etj.
- Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
- Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 21 Janar 2024, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
- Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
- Online: sicred.com.al (Karriera)
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
APPLY HERE