SiCRED vazhdimisht ka vijuar përpjekjet për të kontribuuar në edukimin e publikut lidhur me sigurimin e jetës dhe investimet financiare dhe në këtë kuadër ka lancuar së fundmi platformën e rezervimit online të takimeve.
Edhe pse në vetvete kjo platformë nuk shërben si një burim informacioni, ajo jep një mundësi të shkëlqyer edukimi përmes takimeve personalisht me profesionistët e SiCRED. Niveli i informacionit të përfituar nga këto takime do të ndihmojë në kanalizimin e njohurive dhe përzgjedhjen e produktit më të përshtatshëm për individin, familjen apo grupin e interesuar.
Në këtë kuadër, SiCRED ka vijuar trajnimin e rregullt të stafit të saj duke u kujdesur që ekipi i ekspertëve të shoqërisë të jetë plotësisht i përgatitur për t’ju përgjigjur sa më mirë kërkesave dhe nevojave të publikut.
Trajnimet e tilla mbeten një ndër prioritet e grupit SiCRED.
Për më tepër shfletoni galerinë e fotove: