b

Category: Viti 2018

AMF organizon konferencën kombëtare për “Edukimin Financiar”

AMF organizon konferencën kombëtare për “Edukimin Financiar”

Më datë 24 Maj 2018 u mbajtën punimet e konferencës kombëtare për Edukimin Financiar, me fokus kryesor studentët, organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Një organizim i tillë vjen si nevojë e edukimit të publikut me tregjet financiare jobankare, të cilat vijojnë të mbeten të brishta.
Fjalën e hapi Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së, z. Ervin Koçi, i cili u shpreh se kjo konferencë përbën një hap të parë të rëndësishëm, i cili nuk do të ndalojë këtu. Synimi është që tregjet në mbikëqyrje të AMF-së të mos jenë thjesht një informacion për publikun, por të bëhen pjesë e jetës sonë ekonomike.
Kryetari i Bordit të AMF-së, z. Pajtim Melani, u shpreh se edukimi financiar është investimi më i mirë për një rritje ekonomike afatgjatë. Ai ftoi kompanitë financiare të investojnë më shumë në funksion të edukimit të publikut. Ndërkohë po punohet me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të shtuar dhe inkuadruar edukimin financiar si lëndë në arsimin e parauniversitar.

Për më tepër informacion rreth konferencës klikoni: http://amf.gov.al/news.asp?id=22059

Related Posts