b

Category: Viti 2015

KLINIKA KRISTI, PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SiCRED

KLINIKA KRISTI, PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SiCRED

Në shkurt të vitit 2015, Rrjetit Mjekësor të SiCRED iu shtua edhe Klinika Kristi, me vendndodhje në Korçë (Lagjia 16, Rruga “Rexhep Telhaj”, Vila 02). Klinika Mjekësore Kristi e filloi aktivitetin e saj në Prill të vitit 1999, duke i ofruar pacientëve shërbimet stomatologjike si:

· Punime protetike fikse
· Ura porcelani me metal dhe zirconium
· Proteza të lëvizshme, të thjeshta dhe të skeletuara
· Implante (vendosje dhëmbësh me vida)
· Terapi stomatologjike
· Ortodonci (vendosje e telave për të drejtuar dhëmbët)
· Ekstraksione (heqje dhëmbësh)
· Grafi dentare të thjeshta
· Panoramex (grafi për të gjithë gojën)
· Cefalometri Dixhitale

Në vitin 2001, Klinika Kristi u zgjerua me laboratorin Bio-Kimik ku pacientëve të saj i ofroi kryerjen e:

· Analizave gjak komplet, urinë komplet
· Analizave të hormoneve dhe imunologjike
· Analizave të mëlçisë, yndyrnave, veshkave
· Mbjelljes së kulturës
· Antibiogramës
· Indeksit të protombinës
Në vitin 2007, Klinika Kristi futi shërbimin e Imazherisë, ku përfshihen:
· Skaner për të gjithë trupin
· Eko Abdominale
· Eko Dopler dhe Tredimensionale
· Grafi të Ekstremiteteve
· Mamografi

Për më tepër informacion, Ju lutem kontaktoni me Klinikën Kristi në Korçë, ose kontaktoni me Zyrat Qendrore të Shoqërisë SiCRED sh.a.

(19 Maj 2015)

Related Posts