Në shkurt të vitit 2015, Rrjetit Mjekësor të SiCRED iu shtua edhe Klinika Kristi, me vendndodhje në Korçë (Lagjia 16, Rruga "Rexhep Telhaj", Vila 02). Klinika Mjekësore Kristi e filloi aktivitetin e saj në Prill të vitit 1999, duke i ofruar pacientëve shërbimet stomatologjike si:
· Punime protetike fikse
· Ura porcelani me metal dhe zirconium
· Proteza të lëvizshme, të thjeshta dhe të skeletuara
· Implante (vendosje dhëmbësh me vida)
· Terapi stomatologjike
· Ortodonci (vendosje e telave për të drejtuar dhëmbët)
· Ekstraksione (heqje dhëmbësh)
· Grafi dentare të thjeshta
· Panoramex (grafi për të gjithë gojën)
· Cefalometri Dixhitale
Në vitin 2001, Klinika Kristi u zgjerua me laboratorin Bio-Kimik ku pacientëve të saj i ofroi kryerjen e:
· Analizave gjak komplet, urinë komplet
· Analizave të hormoneve dhe imunologjike
· Analizave të mëlçisë, yndyrnave, veshkave
· Mbjelljes së kulturës
· Antibiogramës
· Indeksit të protombinës
Në vitin 2007, Klinika Kristi futi shërbimin e Imazherisë, ku përfshihen:
· Skaner për të gjithë trupin
· Eko Abdominale
· Eko Dopler dhe Tredimensionale
· Grafi të Ekstremiteteve
· Mamografi
Për më tepër informacion, Ju lutem kontaktoni me Klinikën Kristi në Korçë, ose kontaktoni me Zyrat Qendrore të Shoqërisë SiCRED sh.a.
(19 Maj 2015)








