NJOFTIME PUNËSIMI
Specialist Shitjesh & Marrje në Sigurim
Shoqëria SiCRED sh.a., pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, ofron për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e në pozicionin “Specialist Shitjesh & Marrje në Sigurim” pranë Drejtorisë së Shitjeve.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
1. Preferohet të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e Fakultetit të Ekonomisë;
2. Të jetë i gatshëm për të punuar në terren dhe në zyrë;
3. I gatshëm për të promovuar produktet e shoqërisë online ose në takime me klientët;
4. Të ketë aftësi shumë të mira analitike, komunikimi dhe shprehëse;
5. Të jetë person energjik, pozitiv dhe i motivuar për të përballuar ngarkesën;
6. Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike (Microsoft Excel dhe Word);
7. Preferohet të ketë deri në 2 vite eksperiencë pune. Përben avantazh punë e mëparshme si specialist shitjesh në terren etj.;
8. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Informacion mbi përshkrimin e punës:
1. Menaxhon punën në zyrë e terren për portofolin e klientëve ekzistues;
2. Vendos kontakt në terren me klientë të rinj dhe prezanton produktet e kompanisë;
3. Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjes duke ndjekur proceset e punës deri në finalizim te shitjeve;
4. Përgatit dhe përditëson databasën e shitjeve;
5. Harton raporte ditore, javore apo mujore sipas kërkesës etj.
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
1. Sigurim privat jete
2. Sigurim privat shëndeti
3. Sigurim privat jete me kursim
4. Fond privat pensioni
5. Një udhëtim stafi në vit
6. Mundësi trajnimi
Informacion mbi pozicionin e punës:
Lloji i punës – Kohë e plotë
Orari – 08:00-17:00
Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
1. CV me foto;
2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
3. Kopje e ID;
4. Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
5. Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 31 Korrik 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
· Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
· Me email: [email protected], [email protected], [email protected]
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Specialist/e Finance për Arkën dhe Pagesat
Shoqëria SiCRED sh.a., pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, ofron për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin “Specialist/e Finance për Arkën dhe Pagesat”.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
- Të ketë mbaruar një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë, Dega Financë përbën avantazh;
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike, Excel i avancuar përbën avantazh;
- Të zotërojë programin Financa 5 apo program tjetër finance;
- Të zotërojë aftësi për të punuar në grup dhe aftësi të mira komunikimi;
- Të jetë disponibël për të punuar edhe jashtë orarit;
- Njohja në një nivel të përparuar e gjuhës angleze përbën avantazh.
Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Ndjekja e gjendjes së likuiditeteve dhe e pagesave të detyrimeve;
- Përgjegjëse për transfertat e vlerave monetare në bankë, online dhe në arkë si dhe i dokumenton ato;
- Rakordimi dhe ndjekja e detyrimeve ndaj klientëve dhe furnitorëve në kontabilitet dhe Excel;
- Detyra të tjera në financë (me natyrë të përkohshme apo të përhershme).
Përse duhet të punoni në SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
- Sigurim privat jete
- Sigurim privat shëndeti
- Sigurim privat jete me kursim
- Fond privat pensioni
- Një udhëtim stafi në vit
- Mundësi trajnimi
Informacion mbi pozicionin e punës:
Lloji i punës – Kohë e plotë
Orari – 08:00-17:00
Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
- Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 21 korrik 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
- Me email: [email protected], [email protected], [email protected]
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Specialist i Sigurisë Kibernetike
Shoqëria SiCRED sh.a., pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, ofron për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një profesionist/e në pozicionin “Specialist i Sigurisë Kibernetike”.
Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Ekzekuton masat dhe kontrollet e sigurisë sipas drejtimit të Shefit IT, dhe njofton menjëherë për çdo anomali ose incident;
- Monitorim sigurie dhe analizë logjesh (SIEM, IDS/IPS, firewall); vlerësim vulnerabiliteti dhe menaxhim patch-esh;
- Trajtim teknik i incidenteve kibernetike: identifikim, kontejnerizim dhe dokumentim;
- Zbatim i kontrolleve të sigurisë sipas kuadrit ISMS/ISO 27001 të miratuar nga kompania;
- Njohuri praktike mbi kërkesat e legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale, relevante për të dhëna financiare/shëndetësore të klientëve;
- Harton raporte teknike periodike (gjendja e sigurisë, incidente, vulnerabilitete) drejtuar Shefit IT.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
- Të ketë përfunduar studimet e larta; preferohet diplomë Master në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Siguri Informacioni ose Siguri Kibernetike;
- Përvojë totale 3-5+ vite në IT, prej të cilave të paktën 1-2 vite me detyra konkrete sigurie;
- Certifikime si CompTIA Security+, ISO/IEC 27001 (Foundation/Internal Auditor), SIM3, CISM, CISSP ose ekuivalente përbëjnë avantazh;
- Aftësi komunikimi dhe pune në grup;
- Aftësi organizimi dhe mbajtje e saktë e informacionit;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
- Sigurim privat jete
- Sigurim privat shëndeti
- Sigurim privat jete me kursim
- Fond privat pensioni
- Një udhëtim stafi në vit
- Mundësi trajnimi
Informacion mbi kushtet e punës:
Lloji i punës – Kohë e plotë
Orari – 08:00-17:00
Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Kopje e dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
- Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 15 Korrik 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila Nr. 3/1, Tiranë
- Me email: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected]
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Menaxher i Sigurisë së Informacionit
Shoqëria SiCRED sh.a., pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, ofron për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një profesionist/e në pozicionin “Menaxher i Sigurisë së Informacionit”.
Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Kryen monitorimin e vazhdueshëm të sistemeve të sigurisë (Firewall, EDR/XDR, IDS/IPS, SIEM, WAF, VPN, Email Security);
- Kryen analiza periodike te vulnerabiliteteve dhe ndjek implementimin e masave korrigjuese;
- Merr pjesë në testimet e penetrimit dhe ndjek zbatimin e rekomandimeve;
- Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm në fushën e sigurisë së informacionit;
- Evidenton dhe monitoron risqet kibernetike që prekin sistemet e kompanisë;
- Merr pjesë në hartimin dhe testimin e planeve të Business Continuity dhe Disaster Recovery;
- Kryen analiza të logjeve dhe aktiviteteve të dyshimta në sistemet kritike;
- Mbështet vlerësimet e sigurisë për furnitorët dhe palët e treta;
- Merr pjesë në implementimin dhe mirëmbajtjen e kuadrit ISMS sipas ISO 27001;
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve dhe dokumentacionit për AKSK, AMF dhe audituesit;
- Mbështet aktivitetet e ndërgjegjësimit dhe trajnimit të punonjësve në fushën e sigurisë kibernetike;
- Merr pjesë në analizën e incidenteve të sigurisë dhe ruajtjen e evidencave teknike;
- Bashkëpunon me ekipet IT, furnitorët dhe palët e treta për adresimin e çështjeve të sigurisë.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Teknologji Informacioni, Inxhinieri Kompjuterike, Informatikë Ekonomike ose fusha të ngjashme;
- Preferohet diplomë Master në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Siguri Informacioni, Siguri Kibernetike ose fusha të ngjashme, diplomë Master e detyrushme në fushat e tjera të informatikës;
- Të ketë minimumi 5 vjet përvojë në Teknologjinë e Informacionit, prej të cilave të pakën 1-2 vjet në role që lidhen me sigurinë e informacionit ose sigurinë kibernetike (prefencialisht 5 vjet);
- Përvoja në sektorin financiar, të sigurimeve ose institucioneve të rregulluara përbën avantazh;
- Certifikime si CompTIA Security+, ISO/IEC 27001 Foundation, ISO/IEC 27001 Internal Auditor, CEH, Cisco CyberOps, Fortinet NSE, Microsoft Security, Palo Alto PCNSA ose ekuivalente përbejnë avantazh;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim;
- Të ketë aftësi organizimi, dokumentimi dhe raportimi;
- Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe nën presion;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, në nivel komunikimi profesional dhe teknik.
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
- Sigurim privat jete
- Sigurim privat shëndeti
- Sigurim privat jete me kursim
- Fond privat pensioni
- Një udhëtim stafi në vit
- Mundësi trajnimi
Informacion mbi kushtet e punës:
Lloji i punës – Kohë e plotë
Orari – 08:00-17:00
Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Kopje e dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
- Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 15 Korrik 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila Nr. 3/1, Tiranë
- Me email: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected]
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Specialist i Marrjes në Sigurim Mjekësor - Mjek/e
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një mjek/e në pozicionin “Specialist i Marrjes në Sigurim Mjekësor”.
Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Vlerësimi i riskut mjekësor për personat që aplikojnë për sigurim, sipas kritereve, udhëzimeve dhe manualeve të vlerësimit që përdor shoqëria SiCRED sh.a.;
- Përgatitja e raporteve dhe opinioneve të specializuara për çështje të vlerësimit të riskut mjekësor;
- Bashkëpunon me institucionet dhe ofruesit e shërbimeve mjekësore për organizimin e ekzaminimeve për nevoja të vlerësimit të riskut të individëve;
- Siguron administrim të saktë dhe të plotë të dokumentacionit mjekësor dhe të dosjeve të aplikantëve, në përputhje me procedurat e shoqërisë, etj.
- Kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave të vlerësimit të riskut;
- Njohja shumë e mirë e produkteve të sigurimit të shoqërisë, aftësia për t’i prezantuar ato te klientët potencialë;
- Kryen detyra të tjera të lidhura me procesin e vlerësimit të riskut sipas nevojës.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
- Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë;
- Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office (Word dhe Excel);
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, aftësi të mira ndërvepruese dhe të punës në grup;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Të ketë aftësi në menaxhimin e stresit dhe të ngarkesës në punë;
- Të ketë integritet profesional dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
- Sigurim privat jete
- Sigurim privat shëndeti
- Sigurim privat jete me kursim
- Fond privat pensioni
- Një udhëtim stafi në vit
- Mundësi trajnimi
Informacion mbi kushtet e punës:
Lloji i punës – Kohë e plotë
Orari – 08:00-17:00
Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Kopje e dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
- Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 15 qershor 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila Nr. 3/1, Tiranë
- Me email: [email protected]
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
