Zhvillimet kryesore për shoqërinë SiCRED për periudhën Janar-Dhjetor 2014
Viti 2014 shënon një vit të mbyllur me sukses për shoqërinë SiCRED sh.a., gjatë të cilit kemi arritur të përforcojmë pozitën tonë në tregun e sigurimit të jetës në vend. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – dhjetor
2014, arritën rreth 1,027 milion lekë, ose rreth 6.93 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – dhjetor 2014 u rritën me rreth 16.73 % krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2013.
Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – dhjetor 2014, kanë arritur në afërsisht 244 milion lekë, me 10.38 % më shumë krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2013.
Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë afërsisht në vlerën prej 41 milion lekë, me një rritje prej 82.89 % më shumë, krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2013.
Të dhënat kryesore për SiCRED, në datën 31 dhjetor 2014:
Primi total i shkruar për 2014: 243,659 mijë lekë
Numri i kontratave të sigurimit: 56,649
Dëmet e paguara në total: 40,744 mijë lekë
Numri i dëmeve të paguara: 446
Kapitali Aksionar: 477,000 mijë lekë
Numri i stafit: 56
Numri i degëve dhe agjencive: 11
Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu
(26 Shkurt 2015).