Sigurimi Jetë dhe Aksidente në Grup (JAG)
Sigurimi Jetë dhe Aksidente në Grup (JAG)
Proceset e punës shfaqin situata nga më të ndryshmet dhe ndodhja e një aksidenti do të detyronte punonjësin të shkëputej nga puna përkohësisht apo përgjithmonë. Kjo do të sillte dëme financiare të konsiderueshme për të dhe familjen e tij, jo vetëm për shkak të shpenzimeve mjekësore, por edhe për shkak të pamundësisë për të punuar e për të siguruar të ardhura.
Sigurimi JAG ofron mbështetje financiare për punonjësit, në rast të dëmtimeve shëndetësore për shkaqe aksidentale apo për humbjen e jetës për arsye natyrore apo aksidentale.
Sigurimi JAG ofron për punonjësit tuaj:
- Mbrojtje financiare për të siguruarin në rast të shkëputjes së përkohshme apo të përhershme nga aktiviteti i punës, si pasojë e paaftësisë shkaktuar nga aksidenti.
- Mbulim të shpenzimeve mjekësore për trajtimin e dëmtimit të pësuar.
- Mbrojtje financiare për familjarët (përfituesit) në rast vdekje natyrore apo aksidentale të të siguruarit.
- Kartën e sigurimit falas, e cila mundëson zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private brenda dhe jashtë vendit, që bashkëpunojnë me SiCRED.
Klikoni më poshtë për dëshmi mbi sigurimin Jetë dhe Aksidente në Grup: