Sigurimi i jetës dhe sëmundjeve kritike: një gjuhë e re e shprehjes së dashurisë
Nga: Evelina Koçi
Publikuar më: 13.02.2024
Shumë prej nesh mund të kenë dëgjuar ose lexuar rreth konceptit të gjuhëve të dashurisë, të trajtuar nga Dr. Gary Chapman në librin e tij “5 gjuhët e dashurisë: Sekreti i dashurisë që zgjat”. Ai përshkruan pesë mënyrat e veçanta të shprehjes dhe marrjes së dashurisë: fjalët vlerësuese, koha cilësore, dhuratat, shërbimet e dobishme dhe kontakti fizik.
Jemi mësuar të shprehim dashurinë përmes dhuratave apo shërbimeve të dobishme duke u kujdesur kryesisht për nevojat fizike të personave që duam, si të veshurit apo të ushqyerit. Ka një formë që i ndërthur më së miri këto dy gjuhë. Ajo është sigurimi i jetës nga sëmundjet kritike. Kjo policë është sa një dhuratë për personat që doni, aq dhe një shërbim tej mase i dobishëm. Po ju tregojmë përse.
Kohë më parë sëmundjet kërcënuese për jetën, si tumoret apo kancerët, konsideroheshin patologji të rralla. Por sot nuk është më kështu. Diagnoza e kancerit është bërë më e shpeshtë nga ç’mund të mendonim. Në Shqipëri diagnostikohen rreth 6000 raste të reja me tumor çdo vit.
Mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit (pak fruta, perime, shumë yndyrna dhe produkte shtazore, konsumi i lartë i kripës, i alkoolit), duhanpirja, mungesa e aktivitetetit fizik, së bashku me orët stresuese të punës, kanë kontribuar shumë në përshkallëzimin e këtyre sëmundjeve, gjë që e bën secilin nga ne të pyesë veten nëse sigurimi shëndetësor shtetëror është vërtet e mjaftueshme?
Një diagnozë e një sëmundjeje kritike nuk është vetëm një shok emocional dhe psikologjik për pacientin dhe të dashurit e tij, por gjithashtu mund të konsumojë kursimet brenda pak ditësh. Shpenzimet e larta për ndërhyrje, radioterapi, kimioterapi, etj., rrënojnë financat e një familjeje me ekonomi mesatare. Prandaj është bërë e domosdoshme për të gjithë që të investojmë në një policë, e cila na siguron dhe mbrojtjen financiare në rastet e sëmundjeve kritike.
Por çfarë është një policë që përfshin mbulimin nga sëmundjet kritike?
Siç sugjeron edhe emri, një policë, e cila përfshin sëmundjet kritike, është një lloj i veçantë i policës së sigurimit, shuma e sigurimit të së cilës mund të përfitohet kur i siguruari diagnostikohet me një sëmundje kritike ose kërcënuese për jetën, duke lejuar kështu mbajtësin e policës t’i nënshtrohet trajtimeve pa u shqetësuar për ndikimin në kursimet e tij dhe të familjes. Në listën e sëmundjeve të mbuluara nga kjo policë përfshihen: kanceri, goditja cerebrale, ataku kardiak, infarkti, paraliza etj.
Më poshtë po ju japim 3 arsye kryesore pse duhet investuar pikërisht në një policë të sëmundjeve kritike:
1. Ju ofron një ndjenjë sigurie dhe stabiliteti gjatë kohës së kurimit: Duke ditur se do të mbuloheni financiarisht në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike, sigurimi mund të ofrojë një ndjenjë stabiliteti në kohë stresuese. Polica e sigurimit ofron një shumë parash e cila do të përdoret nga pacienti për mbulimin e faturave të ndryshme mjekësore, kostove të shtrimit në spital, operacioneve, kimioterapi, radioterapi etj.
2. Sëmundjet kritike kushtojnë shumë para: Trajtimi i sëmundjeve të tilla mund t’ju shterojë kursimet, teksa faturat grumbullohen vazhdimisht. Një sigurim nga sëmundjet kritike ofron mbulime më të mëdha, duke ju lejuar kështu, që të përqendroheni në marrjen e trajtimit në vend që të shqetësoheni për shpenzimet.
3. Ju mund të përqendroheni në përzgjedhjen e trajtimit më të mirë të mundshëm: Kur dikush diagnostikohet me një sëmundje kërcënuese për jetën, zakonisht dëshiron të kërkojë trajtim nga mjekët më të mirë. Shumat më të larta të siguruara ju japin fleksibilitetin për të zgjedhur trajtimin më të mirë, pa u ndjerë të stresuar.
Përpara se të investoni në një policë të sëmundjeve kritike, nuk mjafton vetëm të dihet një informacion i përgjithshëm rreth sëmundjeve kritike, por duhen marrë parasysh edhe disa pika përpara se të investoni në këtë policë:
- Njihuni me të gjitha sëmundjet e mbuluara dhe investoni në një policë që ofron mbulim maksimal.
- Sigurohuni që jeni në dijeni edhe për sëmundjet që nuk mbulohen nga polica. Në këtë rast, konsideroni të pajiseni dhe me policë sigurimi shëndeti privat, e cila mbulon shpenzimet tuaja shëndetësore në rast aksidenti apo sëmundjesh të tjera.
- Sigurohuni që e kuptoni në detaje procedurën për paraqitjen e një kërkese për përfitim, në mënyrë që të mos keni vonesa të panevojshme
- Merrni parasysh moshën tuaj kur blini një policë sigurimi. Një policë e blerë kur jeni nën 30 vjeç, vjen me prime më ekonomike sigurimi.
Një ndër policat që SiCRED ofron për mbulimin e sëmundjeve kritike është Jeta me Mbijetesë. Për t’u informuar për detajet e këtij produkti klikoni këtu ose kontaktoni një nga agjentët tanë në cel: +355 692084026 | email: [email protected].
Nisni që sot të shpreheni me gjuhën e re të dashurisë: Sigurimin.