b

Category: Viti 2018

SiCRED përqafon trashëgiminë kulturore kombëtare si identitet të shoqërisë dhe aksionarëve të saj

SiCRED përqafon trashëgiminë kulturore kombëtare si identitet të shoqërisë dhe aksionarëve të saj

Shqipëria, në të kaluarën ka pasur një trashëgimi mbresëlënëse në fushën e zejeve. Shkëlqimi i saj kulmoi në shekullin XIX, me qendrat e famshme të Shkodrës, Prizrenit, Beratit dhe Janinës. Gratë e zonave rurale në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si artikuj shtëpiakë.

Veshjet popullore janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

Në të njëjtën mënyrë, edhe fotografia e hershme në Shqipëri paraqet një rëndësi të madhe historike dhe artistike.

Andaj SiCRED, duke dashur të promovojë dhe mbështesë trashëgiminë kulturore kombëtare, ka përqafuar si identitet të shoqërisë dhe aksionarëve të saj identitetin kombëtar shqiptar, duke pajisur ambientet e zyrave qendrore (dhe së shpejti ambientet e zyrave në degë) me elementë të cilët pasqyrojnë këtë pasuri.

Related Posts