b

Category: Viti 2015

SiCRED NË MBËSHTETJE TË FËMIJËVE AUTIKË

SiCRED në mbështetje të fëmijëve autikë

Autizmi është një grup çrregullimesh që prek mesatarisht 1 në 100 persona. Këto çrregullimekarakterizohen nga vështirësi në ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal dhe sjelljet e përsëritura. Rritja e ndërgjegjësimit kundrejt autizmit është një aspekt kyç i trajtimit të këtij çrregullimi, në të cilin familjet me fëmijë autikë dhe vullnetarët luajnë një rol të çmuar. Për këtë arsye, SiCRED, në bashkëpunim me qendrën TISS (Qendra e Shërbimit dhe Trajtimit Psikosocial), lançon fushatën sensibilizuese “Prano Autizmin”. Fushata është krijuar në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, në datën 2 Prill. Të gjithë së bashku mund të kontribuojmë në krijimin e një jete më të mirë dhe më të lehtë për personat që vuajnë nga ky çrregullim, si dhe për familjet e tyre, pasi Autizmi është një betejë e vështirë, por jo e pamundur!
Ju lutem klikoni më poshtë për të parë spotin:

(31 Mars 2015)

Related Posts