b

Category: Viti 2019

SiCRED dorëzon fondin e sigurimit për besnikërinë “Jeta me Kursim”, për të tretin vit radhazi

Shoqëria SiCRED, është e vetmja shoqëri në tregun e sigurimeve dhe e para në tregun shqiptar në tërësi, që përqafon shpërblimin e punonjësve për performancë të mirë dhe besnikëri në punë.

Për të tretin vit radhazi SiCRED dorëzoi shpërblimin nga Fondi i Besnikërisë “Jeta me Kursim” për gjeneratën e tretë të maturimit të këtij produkti.

Eventi i dorëzimit të shpërblimeve u mbajt pranë ambienteve të Shoqërisë SiCRED. Pas fjalës së Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, znj. Vjosa Bodo, e cila falënderoi dhe shprehu mirënjohjen ndaj punonjësve që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për shoqërinë përgjatë një periudhe mbi 7 vjeçare, eventi vijoi me dorëzimin e çeqeve dhe u përmbyll me një koktejl.

Nëpërmjet produktit të sigurimit “Jeta me Kursim” dhe eventeve të tilla, SiCRED synon të japë shembull e t’u hapë rrugën kompanive shqiptare për të përqafuar këtë skemë, si një mënyrë për të siguruar marrëdhënie korrekte e më afatgjata punëdhënës – punëmarrës.

Related Posts