Pas një viti tejet të vështirë, të udhëhequr nga pasiguria, SiCRED ka kënaqësinë të ndajë përsëri me ju Raportin Vjetor, për vitin e pandemisë, vitin 2020.
Pandemia, siç ndikoi negativisht ekonominë botërore, e po ashtu edhe atë shqiptare, i shtriu efektet e saj edhe në tregun e sigurimit të jetës, duke sjellë për shoqërinë SiCRED rritje të konsiderueshme të kërkesave për dëmshpërblim, ardhur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Mbi 100 ishin rastet e dëmeve të trajtuara nga SiCRED, për humbje jete apo dëme shëndetësore, ku u mbuluan vizitat mjekësore, shtrimi dhe kurimi në spital, medikamentet etj.; dhe rreth 250.000 euro kanë qenë vlerat e dëmshpërblyera për këto raste, duke e bërë SiCRED një shoqëri lider në tregun e sigurimeve në njohjen dhe mbulimin e shpenzimeve apo dëmshpërblimeve për shkak të pandemisë.
Duke shpresuar që të gjithë së bashku të jemi mirë dhe vështirësitë e vitit 2020 të mos i përjetojmë sërish, ju ftojmë të ndajmë së bashku Raportin Vjetor 2020.