b

Category: Viti 2015

QENDRA MJEKËSORE NDËRKOMBËTARE HIPOKRATIO, PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SiCRED

QENDRA MJEKËSORE NDËRKOMBËTARE HIPOKRATIO, PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SiCRED

Qendra Mjekësore Hipokratio, me seli qendrore në Korçë, së fundmi i është bashkuar rrjetit mjekësor të SiCRED. Kjo qendër operon në këtë qytet që prej majit të vitit 2008. Ajo ofron shërbime në të gjithë gamën e ekzaminimeve laboratorike, për t’i ardhur në ndihmë pacientëve të qarkut Korçë dhe me gjerë.
Qendra Mjekësore Hipokratio ofron:
– Analiza biokimike-klinike
– Analiza mikrobiologjike
– Analiza gjenetike
– Bashkëpunim me laboratorë jashtë vendit, për ekzaminime nukleare si: Test DNA, Test
PCR, Test atësie; dhe laborator anatomo-morfologjik për ekzaminime si: PAP Test,
biopsi etj.
Klinika Hipokratio ofron shërbimin e saj edhe në Pogradec, që prej muajit Shkurt të vitit 2015, me të gjithë gamën e plotë të ekzaminimeve laboratorike. Për më tepër informacion, Ju lutem kontaktoni Qendrën Mjekësore Hipokratio në Korçë, ose kontaktoni me zyrat qendrore të Shoqërisë SiCRED sh.a..
(26 Mars 2015)

Related Posts