Për një të ardhme më të shëndetshme!

Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkëpunimin tonë më të fundit me shërbimin ORL pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”!

Ne në SiCRED jemi të përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së komunitetit tonë, ndaj së fundmi kemi kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit, duke plotësuar disa prej instrumenteve që përdoren për urgjencat ORL, pranë Spitalit Francez. Mbështetja ndaj shërbimit ORL është dëshmi e përpjekjeve tona për të ndihmuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor.

Së bashku, punojmë për një të ardhme më të shëndetshme!

Related Posts

SiCRED në Maratonën e Tiranës 2025

SiCRED në Maratonën e Tiranës 2025

Më 19 Tetor, stafi i SiCRED mori pjesë me energji dhe entuziazëm në Maratonën e Tiranës 2025, duke përfaqësuar kompaninë me krenari dhe duke...