Konferenca vjen si një risi në tregun shqiptar, ku SiCRED Assistance, e specializuar ndër të tjera në ndërmjetësimin në shërbime mjekësore, bashkëpunon ngushtësisht me një nga institutet partnere të saj, që ka si qëllim të saj ekskluziv kërkimin shkencor dhe aktivitetin e kurimit të pacientëve në nivel spitalor dhe ambulator, për të mbështetur informimin dhe edukimin e publikut shqiptar mbi tematikën e përmirësimit të shëndetit.
Publikut shqiptar i jepet mundësia e njohjes me opsionet e shërbimeve cilësore mjekësore jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë.
Për më tepër njihuni me programin e konferencës përmes ftesës dhe nëse interesoheni për të qenë pjesëmarrës në konferencë kontaktoni në adresën [email protected].