Në datën 8 Tetor 2015, nën kujdesin e Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare u zhvillua konferenca “Sistemi i pensioneve vullnetare në Shqipëri – zgjerimi i mbulimit”. Në punimet e konferencës morën pjesë Ministrit i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zoti Blendi Klosi, Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, zonja Tahseen Sayed, Zëvendësministrja e Financave, zonja Irena Beqiraj, përfaqësues të tri shoqërive administruese të fondeve private të pensionit si dhe përfaqësues tëshoqërive punëdhënëse që kanë ngritur tashmë skema profesionale anëtarësimi në fondet e pensioneve private. Në të u diskutua nga ekspertët, mbikëqyrësit, punëdhënësit dhe sektori i pensioneve private, për nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të pensioneve vullnetare private në Shqipëri. Gjatë konferencës u prezantuan dhe rezultatet e anketimit të realizuar nga AMF në bashkëpunim me INSTAT në qershor 2015. Sondazhi zbuloi se ka një mungesë të rëndësishme të njohurive dhe të ndërgjegjësimit për sistemin Shqiptar të pensioneve dhe për pensionet vullnetare e pensionet që kategorizohen sipas profesionit si nga punëdhënësit edhe nga punëmarrësit. Gjithashtu ai identifikoi disa sfida me rëndësi kritike-në veçanti nevojën për të dhënë informacion të thjeshtë, i cili t’i ndihmojë punonjësit dhe punëdhënësit ta kuptojnë përse janë të rëndësishme pensionet vullnetare dhe cilat janë përfitimet reale.
Për më shumë informacion ju lutem klikoni:
(26 Nëntor 2015)