KLINIKA “JETA”, BËHET PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SICRED
Klinika “Jeta”, me vendndodhje në Fier, është krijuar në Nëntor të vitit 2010, megjithatë fillesat e saj i ka që prej viti 1999. Sot shërbimet ofrohen në dy klinika, nga të cilët përmendim:
1. Laboratorin, i cili mbulon llojet e ndryshme të analizave. Klinika Jeta bashkëpunon edhe me klinika të tjera në Tiranë, për mostrat e gjakut për analizat e rralla, ku një pjesë e të cilave nisen edhe jashtë vendit.
2. Gjinekologjinë, me një staf prej tre gjinekologësh, ku kryhen shërbime obstetrike dhe PAP-teste.
3. Kardiologjinë, ku shërbejnë dy mjekë kardiologë dhe kardiopediatër, ku kryhen EKG e shërbime të tjera klinike.
4. Pneumologjinë, ku përveç vizitave klinike, kryhen filmat pulmonare dhe spirometritë.
5. Endokrinologjinë, ku kryhen vizitat dhe Echot e tiroideve.
6. Radiologjinë, ku kryhen Echot abdominale.
7. Përveç shërbimeve të mësipërme, në klinikë shërbejnë edhe mjekë otojatër, okulistë, dermatologë, onkologë etj..
8. Mikrokirurgjia, radiologjia dhe farmacia janë disa nga shërbimet e reja që klinika Jeta po punon për të shtuar ndërmjet shërbimeve të saj.
Për më tepër informacion, lutem të kontaktoni me zyrat qendrore të Shoqërisë SiCRED sh.a.
(26 Mars 2015)