JOBS AVAILABLE

Specialist/e Shitjesh

 

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin Specialist/e Shitjesh” pranë Drejtorisë së Shitjeve.

  • Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
  1. Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e Fakultetit të Ekonomisë;
  2. Të ketë njohuri rreth parimeve dhe metodave për të demonstruar, promovuar dhe shitur produkte;
  3. Të jetë i gatshëm për të promovuar produktet e shoqërisë pranë klientëve;
  4. Të ketë aftësi shumë të mira analitike, komunikimi dhe shprehëse;
  5. Të jetë i orientuar drejt shërbimit ndaj klientit dhe arritjes së objektivave;
  6. Të jetë person energjik, pozitiv dhe i motivuar;
  7. Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike (Microsoft Excel dhe Word);
  8. Të jetë i përkushtuar dhe i aftë të përballojë ngarkesën në punë;
  9. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Informacion mbi përshkrimin e punës:
  1. Menaxhon në mënyrë profesionale klientët ekzistues duke i ofruar produktet e nevojshme sipas specifikave të tyre;
  2. Identifikon klientë të rinj dhe prezanton produktet e kompanisë;
  3. Negocion dhe mbyll shitjen duke arritur marrëveshje me klientin;
  4. Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjes duke ndjekur proceset e punës deri në finalizimin e punës;
  5. Përgatit dhe përditëson databazën e shitjeve;
  6. Etj.
  • Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
  1. CV me foto;
  2. Kopje e diplomës dhe listës së notave;
  3. Kopje e ID;
  4. Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
  5. Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit.

Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 21 Janar 2024, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

  • Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
  • Me email: elama@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
  • Online: sicred.com.al (Karriera)

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

APPLY HERE

Select from jobs available
First Name
Last Name
Email
City
Mobile phone no
Home phone no (Optional)
Address
Submit application docs (.zip)