Eagle Cup – Një ngjarje ndërkombëtare që promovon të rinjtë dhe sportin

Me kënaqësi njoftojmë mbështetjen e pjesshme që SiCRED i dha edicionit të parë të Eagle Cup by Viareggio Cup, një turne ndërkombëtar futbolli për moshat nën 19 vjeç, që u zhvillua në Shqipëri në datat 8 – 14 qershor 2025.

Ky turne përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të promovimit të talenteve të reja në futbollin europian dhe botëror. I konceptuar nga Fondacioni ALBITSOL në bashkëpunim me Viareggio Cup, një markë prestigjioze me më shumë se 75 vjet histori në futbollin për të rinj, Eagle Cup sjell për herë të parë në Shqipëri një garë me standarde të larta ndërkombëtare.

Turneu u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin e Sportit të Tiranës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe përfshiu 12 ekipe nga vende të ndryshme të Europës dhe Afrikës, përfshirë emra të njohur si Atalanta, Hellas Verona, Partizani dhe Dinamo. Më shumë se 250 lojtarë të rinj konkurruan në 14 ndeshje të zhvilluara në Tiranë dhe Durrës, gjatë një jave të mbushur me emocion, pasion dhe talent sportiv.

Për SiCRED, përkrahja e këtij aktiviteti është një vazhdimësi e angazhimit tonë për të mbështetur të rinjtë, sportin dhe nismat që kontribuojnë në zhvillimin shoqëror dhe promovimin e vlerave pozitive në vendin tonë.

Related Posts

Garojmë/Mbështesim si Maratonomakë

Garojmë/Mbështesim si Maratonomakë

Për të dytin vit radhazi, ekipi SiCRED vrapoi në Maratonën e Tiranës, për të përkrahur kauzën e Fondacionit Down Syndrome Albania. Për ne, përveçse...