Dita e Karrierës me SiCRED në Universitetin e New York-ut në Tiranë
SiCRED sh.a. vazhdon traditën e saj me pjesëmarrjet në organizimet e Panaireve të Karrierës, të organizuar nga universitetet në Shqipëri. Këtë radhë SiCRED ishte e pranishme në Universitetin e New York-ut në Tiranë, për të ofruar sërish mbështetje për studentët.
Rreth 40 subjekte ishin të pranishëm në eventin e organizuar nga UNYT, të cilët zhvilluan takime me studentët e universitetit. Të pranishëm ishin po ashtu edhe pedagogët dhe ish studentët e universitetit, të cilët janë në karrierë sot, si dhe Ministrja, znj. Olta Xhaçka, e cila falenderoi kompanitë pjesëmarrëse, të cilat tërheqin të rinjtë pranë tyre si asete të vlefshme, ku mund të investojnë në të ardhmen.
Gjatë takimeve dhe intervistave të zhvilluara në stendën e SiCRED sh.a. me studentët, u vërejt interes për intership-e dhe punësim në fushën e sigurimit të jetës.
Për më tepër, shfletoni galerinë e fotove: