SiCRED
SiCRED

Individë

Mbrojtje për ju dhe familjen tuaj

Sigurim jete, shëndeti, udhëtimi, për studentë dhe për hua.

Mbulim që rritet me kalimin e viteve

Për sëmundje të rënda të papritura dhe aksidente

Sigurim jete i kombinuar me kursim

Rimbursim i shpenzimeve shëndetësore

Mbulim për COVID-19 brenda Cash Plan

Jeta dhe aksidentet në një policë të vetme

Për udhëtimet tuaja jashtë vendit

Jetë dhe shëndet për studentët

Për të huajt që vizitojnë Shqipërinë

Sigurim jete për nxënës dhe studentë

Mbron familjen nga detyrimet e kredisë

Bli online

Bli sigurimin online

Sigurim udhëtimi dhe aksidentesh, me pagesë online.

Biznese

Siguri për ekipin dhe biznesin tuaj

Plane në grup, jetë me kursim dhe sigurime të specializuara.

Sigurim jete për punonjësit, me mbulim që rritet

Rimbursim i shpenzimeve mjekësore të punonjësve

Sigurim jete me skemë kursimi afatgjatë

Jetë dhe kursim si përfitim për punonjësit

Mbështetje financiare për punonjësit tuaj

Jetë, aksidente personale dhe sëmundje kritike

Për bankat dhe depozitarët e tyre

Për sportistët e klubeve dhe ekipeve

Për shkollat dhe universitetet

Ofertë për biznesin

Flisni me një këshilltar

Na tregoni nevojat e kompanisë suaj dhe përgatisim një ofertë.

Shërbime

Më shumë se sigurim

Pensione, investime, këshillim dhe ndërmjetësim, në një vend.

Plotësoni pensionin shtetëror

Fonde të menaxhuara nga profesionistë

Konsulencë ligjore profesionale

Konsulencë për bizneset

Për punëkërkues dhe punëdhënës

Orientim drejt kujdesit të duhur mjekësor

Artizanati shqiptar me SiCRED Distribution

Ofertë falas

Flisni me një këshilltar

Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe ju kontaktojmë me një ofertë.

Rrjeti

Rrjeti ynë mjekësor

Spitale, klinika, laboratorë dhe optika ku pranohet karta SiCRED.

Spitale partnere

Klinika dhe laboratorë partnerë

Klinika dentare partnere

Optika partnere

Klinika fizioterapie partnere

Harta e rrjetit

Gjeni një klinikë pranë jush

Kërkoni sipas qytetit ose llojit në hartën e rrjetit.

Rreth nesh

Njihuni me SiCRED

Historia, njerëzit, struktura dhe dokumentet tona.

Rruga jonë ndër vite

Njerëzit e SiCRED

Struktura e pronësisë

Shoqëritë ku SiCRED ka kuota

Mbikëqyrja e shoqërisë

Si jemi organizuar

Bashkëpunëtorët tanë

Çmime dhe mirënjohje

Transparencë dhe publikim i plotë

Reklamat dhe videot tona

Bëhuni pjesë e ekipit

Dëmet

Keni një dëm për të raportuar?

Njoftoni dëmin online dhe ndiqni hapat e mëtejshëm.

Agjenti për sigurimin e jetës, hallka lidhëse drejt sigurimit tuaj

23 Prill 2021

Agjenti për sigurimin e jetës, hallka lidhëse drejt sigurimit tuaj

Ervis Ndreaj
Agjent në sigurime jete
Publikuar më 23.04.2021

“- Përse duhet të sigurohem?” Kjo nuk është një pyetje që i duhet bërë agjentit për sigurimin e jetës, por një pyetje që duhet t’ia drejtoni vetes.

Duhet ta pranojmë, ne e kemi më të thjeshtë të sigurojmë pronën, makinën, motorin, profesionin, madje edhe këmbën e majtë të Leo Messi-t apo kordat zanore të Madonës dhe J Lo-së, por jemi shumë të stepur kur mendojmë të sigurojmë jetën tonë, gjënë më të vlefshme.

Tregu i sigurimeve është një treg i standardizuar në dy degëzime të mëdha sa i perket interesit të sigurueshëm. I pari, ose tregu dominant, është ai i sigurimeve të jo-jetës dhe tregu më i përqendruar është ai i sigurimeve të jetës. Sigurimi i shëndetit është një degëzim, që gjen hapësira si tek sigurimet e jo-jetës dhe tek ato të jetës, por sigurisht që kombinimet e sigurimeve të jetës dhe shëndetit janë ato që konsumatorët gjejnë më të përshtatshme në këtë segment.

Ky parashtrim shërben si hyrje për mua, për të shpjeguar në vijim se çfarë bën një agjent për sigurimin e jetës. Këtë sqarim do përpiqem ta jap nëpërmjet disa pyetjeve që çdokujt, sado i informuar të jetë, mund t’i lindin në momentin që dëgjojnë për një agjent në sigurime jete dhe veprimtarinë e tij.

Natyrshëm pyetja e parë që lind është se çfarë bën një agjent në sigurime jete, përse është ai i nevojshëm në këtë treg dhe për çfarë mund ta "shfrytezojnë" konsumatorët e këtij tregu agjentin.

Një agjent në sigurime jete është një profesionist i kontraktuar nga një kompani sigurimi dhe, për llogari të kompanisë, ai ka për detyrë të shesë te individë, biznese, kompani etj. llojet e ndryshme të produkteve të sigurimit të jetës dhe kombinimeve të tyre tek të interesuarit për këto produkte.

Pasi kuptojmë në parim se çfarë bën agjenti në sigurime jete, lind pyetja: - Si vepron ai konkretisht për të përmbushur kërkesat e klientëve të tij potencialë?

Le ta shohim këtë shkurtimisht të sqaruar në disa pika:

  • Agjenti fillimisht duhet të njohë disa të dhëna nga ju, si: mosha, statusi martesor, të ardhurat tuaja, aktivitetet që kryeni etj..
  • Kërkon të dijë rreth situatës suaj financiare:
    Për shembull, agjenti kërkon të dijë zërat më të lartë të shpenzimeve tuaja, siç mund të jenë kreditë apo huatë, kërkon informacione nëse keni kursime, fonde të ndryshme investimi apo asete të ndryshme financiare.
  • Bën një përmbledhje të personalizuar të produkteve që mund t’ju përshtaten:
    Agjenti shkruan një përmbledhje të të dhënave dhe informacioneve të mbledhura, së bashku me sugjerimet mbi produktet e sigurimit të jetës, që mund të jenë të përshtatshme për ju. Kjo përmbledhje ju shërben për të kuptuar cili produkt ju pershtatet më tepër dhe ju ndihmon për të marrë një vendim.
  • Ndjek sigurimin tuaj në vazhdimësi:
    Pasi keni përzgjedhur sigurimin tuaj të jetës dhe po e “konsumoni” atë, agjenti sigurohet që, gjatë gjithë periudhës së sigurimit, të jetë në kontakt me ju për të vlerësuar ecurinë e sigurimit tuaj.

Pasi pamë shkurtimisht se çfarë bën një agjent në sigurime jete, më poshtë po ju pajis me disa karakteristika që duhet të përmbushë një agjent në sigurime jete në mënyrë që të jetë i aftë të ofrojë më të mirën për ju:

  • Agjenti e kupton situatën tuaj dhe statusin financiar në të cilin gjendeni.
    Ai e kupton saktë atë çka ju kërkoni dhe pse kërkoni të siguroheni. Vetëm kështu ai është i aftë t’ju japë opsione optimale zgjedhjeje.
  • Agjenti kupton më së miri çfarë nuk ju duhet.
    Nuk ka asnjë përpjekje nga agjenti për t’ju shitur diçka që nuk ju duhet ose që nuk është konform me kërkesat tuaja. Kjo është shenjë e një agjenti që nuk përpiqet të përfitojë nga ju.
  • Agjenti u përgjigjet pyetjeve tuaja (madje edhe atyre më të hollësishmeve ose të parëndësishme në dukje).
    Sigurimi i jetës është mjaftueshëm i komplikuar dhe një agjent që u bën bisht pyetjeve sqaruese apo informuese vetëm sa e komplikon atë më tepër (në mos, në rastin më të keq, tenton të fshehë informacione nga ju). Mos e zgjidhni një agjent të tillë, që nuk ju jep shpjegimet e nevojshme për çdo pyetje që ju keni.
  • Agjenti përgatit ofertë me informacione të detajuara dhe ju jep kohë për të vendosur.
    Nëse ai përpiqet t’ju nxisë të vendosni menjeherë dhe pa shqyrtuar paqartësitë tuaja, mos hezitoni të refuzoni.
  • Agjenti është i pajisur me një licencë për shitjen e sigurimit për të cilin ju interesoheni. Ky informacion duhet të bëhet i ditur nga ai.
  • Agjenti është i kualifikuar.
    Kualifikimi i agjentit duhet të jetë parësor për ju, në stadin e përzgjedhjes së një agjenti krahasuar me një tjetër.

Përfundime:

Në këtë artikull të shkurtër, ju parashtrova përmbledhtazi informacionet mbi agjentin në sigurime jete dhe si duhet të jenë etapat e përzgjedhjes së një produkti sigurimi. Pa dyshim që sigurimi i jetës është një domosdoshmëri për të larguar pasiguritë dhe për të krijuar një të ardhme të sigurt, dhe konsultimi me një agjent të licencuar është një lehtesim shumë i madh në gjithë procesin vendimmarrës. Ndaj duhet të jemi të gatshëm që sigurimin tonë të jetës ta kalojmë përmes ekspertizës së një profesionisti.

Jeta është gjëja më e çmuar, ndaj i detyrohemi vetes ta sigurojmë atë!

Lajme & këshilla

Lajme të tjera

SiCRED në konferencën ELHUA në Bukuresht

Viti 2026

29 Shtator 2026

SiCRED në konferencën ELHUA në Bukuresht

SiCRED mori pjesë në konferencën e ELHUA – European Life & Health Underwriters’ Association, e zhvilluar në Bukuresht, Rumani, më 6–9 Shtator […]

Sigurimi, tashmë edhe online

Viti 2026

24 Shtator 2026

Sigurimi, tashmë edhe online

Si po ndryshon mënyra se si klientët informohen dhe blejnë shërbime sigurimi? Në revistën “Monitor”, Onkita Kodra, Drejtore e Drejtorisë së Shitjeve […]

SiCRED i jep energji eventit Inter Club Run 2026

Përgjegjësia Sociale · Viti 2026

27 Prill 2026

SiCRED i jep energji eventit Inter Club Run 2026

🏃 Një ditë plot energji, sport dhe atmosferë feste! Ditën e djeshme u zhvillua edicioni i dytë i Inter Club Run, pranë […]

Siguria juaj fillon
me një bisedë.

Kontaktoni këshilltarët tanë për të gjetur planin e duhur, për të raportuar një dëm ose për të rezervuar një kontroll.