Për të tretin vit radhazi SiCRED dorëzoi shpërblimin nga Fondi i Besnikërisë “Jeta me Kursim” për gjeneratën e tretë të maturimit të këtij produkti.
Eventi i dorëzimit të shpërblimeve u mbajt pranë ambienteve të Shoqërisë SiCRED. Pas fjalës së Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, znj. Vjosa Bodo, e cila falënderoi dhe shprehu mirënjohjen ndaj punonjësve që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për shoqërinë përgjatë një periudhe mbi 7 vjeçare, eventi vijoi me dorëzimin e çeqeve dhe u përmbyll me një koktejl.
Nëpërmjet produktit të sigurimit “Jeta me Kursim” dhe eventeve të tilla, SiCRED synon të japë shembull e t’u hapë rrugën kompanive shqiptare për të përqafuar këtë skemë, si një mënyrë për të siguruar marrëdhënie korrekte e më afatgjata punëdhënës – punëmarrës.