SiCRED në Panairin e Karrierës pranë UNYT
Më datë 23 maj 2018, në ambientet e Universitetit të New York-ut në Tiranë, u zhvillua Dita e Karrierës me studentët e universitetit.
Nën frymën e intervistave të punësimit dhe internship-eve, panairi u vizitua nga studentë të shumtë.
Për të disatin vit radhazi, SiCRED u përfaqësua në panair me stendën e saj, ku u zhvilluan takime me studentët e universitetit. Gjatë këtyre takimeve u vërejt interes për internship-e dhe punësim në fushën e sigurimit të jetës.
Shfletoni më poshtë galerinë e fotove: