b

Category: Viti 2015

POLIKLINIKA PROLIFE TASHMË PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SiCRED

POLIKLINIKA PROLIFE TASHMË PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SICRED

Poliklinika ProLife, qendra e shërbimeve parandaluese, diagnostikuese, kuruese dhe rehabilituese, me mjekë të dëgjuar shqiptarë dhe të huaj, tashmë bëhet pjesë e rrjetit mjekësor të SiCRED. Në qendrën shëndetësore ProLife gjenden aparatura terapeutike të sistemit Q.K për kurimin e cervikales, lumbares, të gjymtyrëve dhe të kokës, aparatura këto me gjatësi të ndryshme vale elektromagnetike, të kombinuara me metodat e mjekësisë tradicionale kineze. Klinika ofron konsulencë me mjekë të huaj dhe zgjidhjen e problemeve shëndetësore të pacientëve edhe në klinikat jashtë vendit.

Midis shërbimeve të ndryshme të ofruara nga kjo klinikë përmendim:

· SHËRBIMET MJEKËSORE
o Fizioterapi
o Mjekësi Tradicionale Kineze
o Flebo-Kirurgji
o Ortopedi-Traumatologji
o Onkologji-Mastologji
o O.R.L
o Kardiologji
o Dermatologjia
o Konsulta me specialist (vendas dhe të huaj)
· EKZAMINIMET MJEKËSORE
o Analiza (Hematologjike-Biokimike-Hormonale-Bakteriologjike)
o Radiologji
o Ekografi
o Stress Test
o Elektrokardiogramë
o Elektromiogramë
o Elektoencefalogramë
Për më tepër informacion, Ju lutem kontaktoni Poliklinikën ProLife, Rr.”Nikolla Tupe”, Tiranë, ose kontaktoni me zyrat qendrore të Shoqërisë SiCRED sh.a..

(26 Mars 2015)

Related Posts