b

Category: Viti 2015

KLINIKA “JETA”, BËHET PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SiCRED

KLINIKA “JETA”, BËHET PJESË E RRJETIT MJEKËSOR SICRED

Klinika “Jeta”, me vendndodhje në Fier, është krijuar në Nëntor të vitit 2010, megjithatë fillesat e saj i ka që prej viti 1999. Sot shërbimet ofrohen në dy klinika, nga të cilët përmendim:

1. Laboratorin, i cili mbulon llojet e ndryshme të analizave. Klinika Jeta bashkëpunon edhe me klinika të tjera në Tiranë, për mostrat e gjakut për analizat e rralla, ku një pjesë e të cilave nisen edhe jashtë vendit.
2. Gjinekologjinë, me një staf prej tre gjinekologësh, ku kryhen shërbime obstetrike dhe PAP-teste.
3. Kardiologjinë, ku shërbejnë dy mjekë kardiologë dhe kardiopediatër, ku kryhen EKG e shërbime të tjera klinike.
4. Pneumologjinë, ku përveç vizitave klinike, kryhen filmat pulmonare dhe spirometritë.
5. Endokrinologjinë, ku kryhen vizitat dhe Echot e tiroideve.
6. Radiologjinë, ku kryhen Echot abdominale.
7. Përveç shërbimeve të mësipërme, në klinikë shërbejnë edhe mjekë otojatër, okulistë, dermatologë,  onkologë etj..
8. Mikrokirurgjia, radiologjia dhe farmacia janë disa nga shërbimet e reja që klinika Jeta po punon për të shtuar ndërmjet shërbimeve të saj.

Për më tepër informacion, lutem të kontaktoni me zyrat qendrore të Shoqërisë SiCRED sh.a.

(26 Mars 2015)

Related Posts