Ndërmjetësimi në shërbime mjekësore
Përsa i përket shërbimeve mjekësore SiCRED Assistance sh.p.k. ofron ndërmjetësim të pacientëve me klinikat dhe spitalet më prestigjioze në Europë duke iu përshtatur kërkesave dhe nevojave të secilit klient. Ky shërbim fillon që me planifikimin e shërbimit mjekësor dhe procedurat e koordinimit pranë klinikës apo spitalit të përzgjedhur e vijon më tej me organizimin e udhëtimit, nisjes dhe mbërritjes në destinacion, organizimin e vendqëndrimit e deri në rezervimin e hotelit, apartamentit apo shtëpisë së kurimit, etj.
Tashmë shërbimet më cilësore mjekësore në Europë mund të përfitohen nga grupi SiCRED edhe pa qenë i siguruar. SiCRED Assistance ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një grup spitalor cilësor në rajonin e Lombardisë dhe do te vijohet më tej me zgjerimin e rrjetit mjekësor, për të cilin mund të ofrojë shërbimin e ndërmjetësimit.
Ndërmjetësimi në punësim
Nëpërmjet shërbimit për ndërmjetësim në punësim, SiCRED Assistance sh.p.k. ofron shërbim që nga informimi mbi vendet e lira të punës, orientimi e këshillimi për një zhvillim profesional e deri në finalizimin e procesit të punësimit në kompani apo shoqëri të ndryshme vendase dhe përtej. SiCRED Assistance ka marrëdhënie me shoqëri prestigjioze dhe fillimisht parashikon te mbuloje suksesshëm tregun vendas sipas kërkesave për babysitter apo punonjës nga shteti i Filipineve.
Në një kompani punonjësi është siguria dhe garancia e suksesit të saj, andaj të kujdesesh për jetën dhe kushtet e punës në të cilat ai punon, në terma afatgjatë do të thotë të investosh për një përfitim të lartë.
Për më tepër vizitoni faqen: http://sicred-assistance.com.al/
Ose kontaktoni në:
Cel.: +355 69 20 84 026
Tel: +355 4 22 37 549
e-mail: contact@sicred-assistance.com.al
*Shoqëria konsulente SiCRED Assistance sh.p.k., e krijuar në vitin 2012, zotërohet në masën 100% të kapitalit të saj nga shoqëria e sigurimit të jetës SiCRED sh.a..