b

Category: Viti 2018

SiCRED agjent i autorizuar i Fondit të Investimit “CREDINS Premium”

Falë bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë SiCRED sh.a. dhe Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Investimeve Kolektive CREDINS Invest sh.a., tashmë në të gjitha degët SiCRED mund të kryeni të gjitha veprimet lidhur me Fondin e Investimit “CREDINS Premium”.

Forca shitëse e SiCRED ka realizuar me sukses trajnimin pranë shoqërisë CREDINS Invest sh.a., duke fituar njohuritë e nevojshme mbi karakteristikat e investimit në një fond investimi, risqet që shoqërojnë këto investime, avantazhet kundrejt formave të tjera të investimit, teknikat për të maksimizuar kthimin nga investimi, procedurat për blerje – shitje kuotash, etj.

Në përfundim të trajnimit dhe kalimit me sukses të testimit, forca shitëse e SiCRED është autorizuar zyrtarisht si agjent i autorizuar i Fondit të Investimit “CREDINS Premium”.

“CREDINS Premium” është një ndër dy fondet e vetme të investimit në Shqipëri. I licencuar në gusht të vitit 2016, në më pak se dy vite, fondi ka njohur një rritje të shpejtë, duke ofruar kthim të kënaqshëm për investitorët e tij. Në shtator 2018 Fondi kishte rreh 1.5 miliardë lekë asete nën menaxhim.

Përfshirja e shoqërisë SiCRED sh.a. në rrjetin e shitjes së Fondit të Investimit “CREDINS Premium” është një hap mjaft pozitiv, jo vetëm për dy shoqëritë SiCRED dhe CREDINS Invest, por mbi të gjitha për tregun financiar dhe investitorin shqiptar. Për vetë natyrën që ka një shoqëri sigurimi jete, si një njësi financiare e specializuar në menaxhimin e risqeve, ajo është burim profesionistësh për orientim dhe këshillim cilësor në investime financiare.

Related Posts