SiCRED në mbështetje të Shoqatës Shqiptare të Traumës
Në datat 21 dhe 22 Maj, pranë ambienteve të Tirana International Hotel & Conference Center, u mbajt Konferenca e Parë Vjetore Kombëtare e Shoqatës Shqiptare të Traumës. Pjesëmarrës në konferencë ishin Kirurgë, Ortopedë, Reanimatorë dhe Mjekë të Urgjencës, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Po ashtu, të ftuar ishin dhe liderë të fushës së traumës nga SHBA, Kanadaja dhe Italia, si dhe Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj. Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED, ishte një nga mbështetëset e këtij aktiviteti, me rëndësi të veçantë në ecurinë e fushës së traumës. Kjo mbështetje tenton të nxitë edukimin mjekësor në vazhdimësi, përditësimin e njohurive dhe shkëmbimin e eksperiencave mjekësore në trajtimin e pacientit të traumatizuar. SiCRED është gjithmonë në mbështetje të shëndetit!
Për më tepër, ju lutemi të shfletoni galerinë e fotove më poshtë:
(29 Qershor 2015)