b

Category: Viti 2014

ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMIT TË JETËS NË SHQIPËRI PËR PERIUDHËN JANAR – SHTATOR 2014

Mbyllja e 9-mujorit të viti 2014, përcolli zhvillime pozitive në tregun e sigurimit të jetës në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2014, arritën në rreth 760 milionë lekë, ose rreth 8.96% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – shtator 2014 u rritën me rreth 35.06 % krahasuar me periudhën janar – shtator 2013.

Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – shtator 2014, kanë arritur në 163,506  mijë lekë, me 17.64  % më shumë krahasuar me periudhën janar – shtator 2013.

Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë në vlerën prej 22,149 mijë lekë, me një rritje prej 54.98  % më shumë, krahasuar me periudhën janar – shtator 2013.

Aktualisht, SiCRED renditet në vendin e dytë në tregun e sigurimit të jetës për nga volumi total i primeve të shkruara, me 21.53 % të këtyre primeve, si dhe më një përmirësim prej 1.59% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu.

(27 Tetor 2014)

Related Posts