Risitë në rrjetin mjekësor SiCRED sh.a. vijojnë me shërbimet e ofruara nga:
1. Spitali Continental, në Tiranë
2. Klinika “Jon”, në Elbasan
3. Klinika “Gentian Shabanaj”, në Elbasan
Spitali Continental, me një staf të trajnuar në teknikat më të reja të diagnostikimit dhe trajtimit në fushën e Radiologjisë, Urologjisë, Ekografisë, Endoskopisë, Gjinekologjisë, Kardiologjisë dhe Pneumologjisë, i shtohet rrjetit të spitaleve private në Tiranë që bashkëpunojmë me SiCRED.
Klinika “Gentian Shabanaj” është e specializuar për Videogastroskopi. Klinika “Jon” ofron shërbime tejet cilësore të një Laboratori Klinik-Biokimik-Hormonal si dhe Ekzaminime Ekografike e Radiologjike. Klientët e SiCRED me vendndodhje në Elbasan, por jo vetëm, mund të marrin shërbimet më të mira të ofruara pranë këtyre dy klinikave në këtë qytet.