Një ndër politikat kryesore të Burimeve Njerëzore është trajnimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm i stafit, për rritjen e performancës dhe përditësimin me të rejat e tregut. Në varësi të rezultatit të përgjithshëm të arritur në vlerësimin e ecurisë së trajnimit, hartohen masat për përmirësimin e cilësisë së punës së stafit.
Ne kemi vijuar trajnimin e rregullt të stafit tonë, duke u kujdesur që ekipi i ekspertëve të shoqërisë të jetë plotësisht i përgatitur për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave dhe nevojave të publikut.
Trajnime të tilla do të vijojnë të jenë në fokus të shoqërisë sonë.