Për të diversifikuar aktivitetin, përballuar nivelin në rritje të konkurrencës në treg, rritur gamën e përfitimeve dhe për zgjerimin e pjesës së tregut, shoqëria SiCRED sh.a., nënshkroi në shkurt të vitit 2011 marrëveshjen për blerjen e 75% të paketës aksionare të shoqërisë për administrimin e pensioneve vullnetare, Sigma IPP sh.a..
Kjo shoqëri, e cila pas shndërrimit të saj nga shoqëri me dy nivele drejtimi, në shoqëri me një nivel drejtimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për fondet e pensionit vullnetar”, u riliçencua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiar në nëntor 2011, duke operuar në treg me emrin Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. dhe duke administruar Fondin e Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions”.