Spitali SALUS në Shqipëri është themeluar nga spitali privat SALUS në Trieste në bashkëpunim me Dr. Olti Peçini.
SALUS i ofron pacientit kurim duke përdorur teknologji të avancuar në diagnostikim dhe terapi, si dhe duke ofruar shërbim tё sjellshëm, profesional dhe me respekt ndaj pacientit.
SALUS disponon 90 shtretër, tre salla operatore, shërbimin e Radiologjisë, Poliambulator multispecialistik, një klinikë dentare dhe një Laborator analizash me njё pikё tjetër ambulatore edhe nё qendër tё qytetit.
Eksperienca italiane si edhe përkushtimi i stafit mjekësor profesional, janë garancia e një shërbimi cilësor e në standarde të larta.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është ofrimi i komfortit maksimal për të siguruarit e SiCRED, duke iu mundësuar atyre marrjen e shërbimeve mjekësore pranë spitaleve dhe qendrave mjekësore të specializuara, në kohë të shpejtë dhe me çmime preferenciale.
(08 Tetor 2013)