Sigurimi Jetë dhe Aksidente Personale (JAP)
Sigurimi Jetë dhe Aksidente Personale (JAP)
Sigurimi Jetë dhe Aksidente Personale (JAP) ofron mbrojtje financiare për ju dhe familjen tuaj në rast aksidenti apo humbjeje jete, duke mbuluar shpenzimet mjekësore dhe duke garantuar stabilitet ekonomik në situata të paparashikuara.
Një aksident mund të ndërpresë përkohësisht ose përgjithmonë aktivitetin e punës dhe të ndikojë në të ardhurat tuaja dhe të familjes. JAP është krijuar për t’ju mbështetur në këto momente, me paketa fleksibël që mund të përzgjidhen sipas nevojave tuaja, nga opsionet bazike deri te paketat e avancuara që përfshijnë edhe kontroll mjekësor (check-up) falas.
Çfarë mbulon sigurimi JAP?
Sigurimi Jetë dhe Aksidente Personale ofron:
- Mbulim të shpenzimeve mjekësore në rast aksidenti
- Përfitime për paaftësi të përkohshme ose të përhershme si pasojë e aksidentit
- Dëmshpërblim në rast të humbjes së jetës, për shkaqe aksidentale ose natyrore
- Kontroll mjekësor parandalues (check-up)
- Kartë sigurimi falas, e cila mundëson zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private brenda dhe jashtë vendit
Avantazhet e sigurimit JAP
- Prime sigurimi ekonomike
- Procedurë e thjeshtë, vetëm me kartën e identitetit
- Pajisje me sigurim brenda ditës
- Paketa fleksibël, të përshtatura sipas nevojave tuaja
Për më tepër informacion mbi paketat e sigurimit JAP, klikoni:
