Sigurimi i Kombinuar i Jetës (SKJ)

Sigurimi i Kombinuar i Jetës (SKJ)

Kjo kontratë sigurimi ofron një kombinim të sigurimit të Jetës me Aksidentet Personale dhe Sëmundjet Kritike. Kontrata e Sigurimit të Kombinuar të Jetës është një kontratë me afat një vjeçar me të drejtë rinovimi. Sigurimi shërben si garanci financiare për jetën e punonjësve tuaj dhe si një stimul për jetëgjatësi në punë.

Sigurimi i Kombinuar i Jetës ofron mbulim për:
  • Rrezikun e vdekjes së të siguruarit për shkaqe natyrore apo aksidentale;
  • Rrezikun e Paaftësisë së Përhershme/Përkohshme për dëmtime të lidhura me aksidentin;
  • Rrezikun e shfaqjes së Sëmundjeve Kritike.

E drejta për t’u siguruar – Sipas kushteve të përgjithshme, kufiri minimal dhe maksimal i moshës së personave të sigurueshëm është 18-65 vjeç. Sigurimi përfundon kur i Siguruari arrin moshën 65 vjeç.

Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet