Sigurimi i Jetës për Hua (SJH)
Sigurimi i Jetës për Hua (SJH)
Sigurimi i Jetës për Hua është një policë sigurimi jete e dizenjuar për të shlyer detyrimin e mbetur pa paguar të një huamarrësi, në rast se ky i fundit ndërron jetë.
Shuma e sigurimit e përcaktuar në këtë policë është sa shuma e huasë dhe zvogëlohet paralelisht me principalin e papaguar të huasë, ndërkohë që huaja shlyet rregullisht. Në fund të periudhës së sigurimit (zakonisht e barabartë me periudhën e huasë) shuma e sigurimit dhe huaja e pashlyer shkojnë ne zero.
Qëllimi i SJH është të mbrojë pasardhësit e kredimarrësit nga detyrimi për të shlyer kredinë.
Polica (Kontrata) e sigurimit lidhet ndërmjet Siguruesit (SiCRED sh.a.) dhe personit kredimarrës. Në policën e sigurimit përcaktohet dhe përfituesi i shumës së sigurimit, në rast se kredimarrësi ndërron jetë. Zakonisht përfituesi është institucioni kredidhënës (banka, institucion kredidhënës jo-bankar, etj.).
SJH mbulon rrezikun e humbjes së jetës së personit të siguruar nga shkaqe natyrore (sëmundje) apo aksidentale.