Sigurimi i Jetës nga Sëmundjet e Papritura dhe Aksidentet (SPA)
Sigurimi i Jetës nga Sëmundjet e Papritura dhe Aksidentet
Sigurimi i Jetës nga Sëmundjet e Papritura dhe Aksidentet është një produkt që ofron procedura të thjeshta të marrjes në sigurim, vetëm me një Pyetësor shëndetësor, për shuma sigurimi deri në 100,000 Euro, në rast se i siguruari humbet jetën gjatë kohës që polica është në fuqi.
Ky sigurim mbulon:
- Humbjen e jetës së shkaktuar nga sëmundjet me natyrë të papritur, të renditura më poshtë:
- Goditje Cerebrale (Aksident cerebralo-vaskular);
- Infarkti i miokardit;
- Miokarditi infektiv akut; (infeksion akut i muskulit të zemrës)
- Ruptura e aortës;
- Meningiti infektiv, (infeksion akut i cipës që mbështjell trurin dhe kordat spinale)
- Encefaliti infektiv (infeksion akut i trurit);
- Embolia pulmonare (bllokim i arteries se mushkërisë nga embolia, mpiksjet e gjakut)
- Pankreatiti akut (jo nga alkooli) (infeksion akut i pankreasit);
- Peritoniti akut (infeksion akut i rëndë i barkut);
- Hepatitis fulminant (infeksion që shkatërron plotësisht mëlçinë).
- Humbjen e jetës si pasojë e aksidenteve.
Kohëzgjatja e policës:
Afati i policës është nga 1 deri në 3 vjet. Nëse palët, Siguruesi dhe i Siguruari, janë dakord, në mbarim të këtij afati polica mund të rinovohet.
Kufiri i moshës për sigurim:
- Kufiri i moshës për të hyrë në sigurim: 18-67 vjeç
- Maturimi i sigurimit: deri në 70 vjeç
Sa kushton:
Çmimi (primi) varet nga mosha, gjinia, gjendja shëndetësore. Në rast se keni probleme shëndetësore, duhet t’i deklaroni ato dhe mund të siguroheni me kushte shtesë.
Për shembull:
Një mashkull 45 vjeç (jo-duhanpirës) për policën 1 vjeçare për shumë sigurimi 100,000 EUR, paguan 200 EUR/vit.
Çfarë duhet të bëni për t’u siguruar:
Për shuma sigurimi deri në 100,000 EUR dhe moshë deri 45 vjeç, mjafton të plotësoni Pyetësorin Shëndetësor. Për mosha më të larta apo shuma sigurimi më të larta, mund t’ju kërkojmë të kryeni disa ekzaminime, të mbuluara nga SiCRED.
Kush rekomandohet ta blejë këtë sigurim?
Çdo individ i cili dëshiron të sigurojë për familjen e tij një shumë të konsiderueshme dhe kërkon një sigurim më të mirë se sigurimi vetëm nga vdekja aksidentale. Afati i sigurimit limitohet në pak vite, për t’iu përgjigjur dëshirës së klientit për mbrojtje nga vdekja e papritur. Kur humbja e jetës vjen si pasojë e një sëmundje afatgjatë, ju lë kohë ju dhe familjarëve tuaj për t’u përballur me rrezikun e saj; ndërsa një vdekje e papritur mund të jetë tepër dramatike dhe me pasoja të rënda financiare. Ndaj ne rekomandojmë Sigurimin e Jetës nga Sëmundjet e Papritura dhe Aksidentet.