Sigurimi i Jetës me Mbijetesë (SJM)
Sigurimi i Jetës me Mbijetesë (SJM)
Sigurimi i Jetës (me Mbijetesë) është një kontratë që përveç sigurimit të jetës së personit, ndihmon të siguruarin të investojë rregullisht për një periudhë kohe të caktuar. Sigurimi garanton një shumë monetare (Shuma e siguruar) e cila është e pagueshme në rast të humbjes së jetës së të Siguruarit apo për mbijetesë, në maturim të kontratës së sigurimit.
Kontraktuesi mund të jetë vetë personi i siguruar, ose një person i tretë, i cili negocion kontratën e sigurimit me Siguruesin në favor të një individi ose një grupi individësh.
Me maturimin e kontratës së sigurimit, personi i Siguruar përfiton Shumën për mbijetesë, e cila është shuma e garantuar që në momentin e lidhjes se kontratës.
Shumën e Sigurimit, që merret në fund të periudhës së policës, i siguruari mund ta përdorë pa kufizim për çfarë të dëshirojë: për të shkolluar fëmijët, për të blerë një shtëpi të re, për të financuar të ardhurat për pension, etj.
Në rast se personi i siguruar ndërron jetë gjatë periudhës së sigurimit, pasardhësit e tij (fëmijët, bashkëshorti/ja, etj.) përfitojnë shumën e sigurimit menjëherë, duke patur kështu një mbrojtje financiare.
Ky produkt, nëpërmjet kartës “Motivim +”, paraqet një opsion me mjaft interes për punëdhënësit, si pjesë e politikave për përfitimet e punonjësve dhe motivimin e tyre, si dhe administrimin më të mirë të lëvizjeve të stafit. Vetë punonjësit ndjehen të stimuluar për të zgjatur periudhën e punësimit pranë punëdhënësit të tyre, duke qenë se shumën e garantuar mund ta përfitojnë vetëm nëse do të qëndrojnë të punësuar për të gjithë periudhën e sigurimit.
Arsyet për t’u pajisur me një kontratë të tillë, si punëdhënës:
- Si pjesë e politikave për shpërblimin e punonjësve (employees benefits).
- Për të zgjatur kohëqëndrimin e punonjësve në një vend pune. Sipas kushteve të përcaktuara midis Siguruesit dhe Punëdhënësit, personat e siguruar e përfitojnë shumën për mbijetesë, vetëm nëse janë ende të punësuar në maturim të kontratës.
- Për të tërhequr talente. Kryesisht për të tërhequr dhe mbajtur, nëpërmjet paketave inovative të shpërblimit të punonjësve, persona që kanë aftësi të veçanta e të lakmueshme nga tregu.
- Për të përmirësuar klimën e biznesit dhe marrëdhëniet punëdhënës-punonjës, etj.
Avantazhet e Sigurimit të Jetës (me Mbijetesë)
- Investoni të ardhurat tuaja me një normë minimale të garantuar prej 1.2% në vit! Në një kohë kur kursimet në bankë, kryesisht për depozitat në monedhë të huaj, kanë një normë interesi pothuaj 0%, ky produkt paraqet një alternativë shumë të mirë investimi afatgjatë.
- Produkti ofrohet në 3 monedha, Lekë, Euro ose Dollarë. Në varësi të objektivit tuaj, keni mundësi të zgjidhni monedhën e shumës së sigurimit, duke shmangur riskun e kursit të këmbimit në të ardhmen.
- Shuma e sigurimit garantohet që në fillim dhe mund të tërhiqet menjëherë në datën e maturimit.
- Keni të drejtë të merrni pjesë në fitimin e realizuar nga shoqëria e sigurimit për portofolin e këtij produkti. Polica e Sigurimit është plan i lidhur me investimin, pra përveç shumës së sigurimit (e cila është e garantuar) i siguruari ka të drejtën e pjesëmarrjes në fitimin që kompania realizon nga investimi i primeve për këtë kategori produkti.
Përse të merrni këtë policë sigurimi nga SiCRED?
Një Policë – me 3 sigurime!
Me të njëjtën policë siguroheni për jetën, aksidentet, dhe sëmundjet kritike. Bashkë me sigurimin Jetë me Mbijetesë, mund të zgjidhni dhe sigurimet shtesë:
- Sigurimin nga Aksidentet – nëpërmjet këtij sigurimi, fitoni të drejtën për përfitim në rast të ndodhjes së aksidenteve, duke marrë dëmshpërblim në rast paaftësie të përhershme apo të përkohshme, shpërblim ditor për ditët e paaftësisë, etj.
- Sigurimin nga Sëmundjet Kritike – nëpërmjet këtij sigurimi, fitoni të drejtën për përfitim në rast të shfaqjes së një prej sëmundjeve kritike (sëmundje të rënda), gjatë periudhës së sigurimit. Kështu, ju do të keni të ardhura të mjaftueshme për të përballuar kurimin tuaj, pa vënë në rrezik planet e tjera financiare tuajat dhe të familjes.