Sigurimi i Jetës me Mbijetesë (SJM)

Sigurimi i Jetës me Mbijetesë (SJM)

Sigurimi i Jetës me Mbijetesë (SJM) kombinon sigurimin e jetës me investimin financiar. Ky sigurim, përveç sigurimit të jetës së personit, ndihmon të siguruarin të kursejë rregullisht, për një periudhë të caktuar kohe (periudha e sigurimit). Nëpërmjet këtij sigurimi i siguruari është i qetë, sepse i garanton siguri financiare familjes së tij në rast të humbjes së jetës; si dhe në maturimin e policës, i siguruari përfiton shumën e sigurimit (të kursyer dhe investuar), të cilën mund ta përdorë për qëllime afatgjata: edukimin e fëmijëve, financim për kohën e pensionit, makinë apo shtëpi të re etj.

Polica SJM ofron edhe opsionin e sigurimeve shtesë (një policë, 3 sigurime!):
  • Sigurimin nga Aksidentet – përfitim në rast të ndodhjes së aksidenteve, ku merret dëmshpërblim në rast paaftësie të përhershme apo të përkohshme, shpërblim ditor për ditët e paaftësisë, etj.
  • Sigurimin nga Sëmundjet Kritike – përfitim në rast të shfaqjes së një prej sëmundjeve kritike (sëmundje të rënda), gjatë periudhës së sigurimit. Kështu, i siguruari do të ketë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar kurimin e sëmundjes, pa vënë në rrezik planet e tjera financiare të familjes.
Avantazhet e SJM
  • Ndihmon miradministrimin e të ardhurave.
  • Ndihmon kursimin e rregullt.
  • Shuma e sigurimit garantohet që në fillim dhe mund të tërhiqet menjëherë në datën e maturimit.
  • Ofron mbështetje dhe siguri financiare për familjen e të siguruarit.
  • I siguruari ka të drejtën e pjesëmarrjes në fitimin që kompania siguruese realizon nga investimi i primeve për këtë kategori.
  • Mundësi investimi në Lek, Euro apo Dollar.
  • Karta e sigurimit falas, e cila mundëson zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private brenda dhe jashtë vendit, që bashkëpunojnë me SiCRED.
Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet