Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit të Sportistëve (JS)

Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit të Sportistëve (JS)

Gjendja fizike e sportistëve profesionistë, të cilët sigurojnë të ardhura personale dhe të ardhura për klubin, në të cilin janë aktivizuar, është shumë e rëndësishme për suksesin e tyre. Dëmtimi i sportistit sjell jo vetëm pakësimin e të ardhurave të klubit, por edhe përballimin me shpenzimet për rikuperimin fizik të tij. Kontrata e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit të Sportistëve ofron mbulimin e këtyre shpenzimeve, që në mënyrë direkte apo indirekte të ndihmojë në një rikuperim fizik sa më të shpejtë të sportistit.

Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit të Sportistëve ofron mbulimet nga:
  • Rreziku i humbjes së Jetës;
  • Rreziku i Paaftësisë së Përhershme të Plotë;
  • Dëmtimet Aksidentale (trauma sportive).

E drejta për t’u siguruar – Kanë të drejtë të sigurohen me këtë kontratë të gjithë sportistët profesionistë të klubeve dhe ekipeve shqiptare, që janë të federuar pranë Federatave përkatëse dhe që aktivitetin e tyre sportiv e ushtrojnë në kategoritë e para, futbollistët e ekipit të kombëtares, si dhe anëtarët e stafit drejtues të ekipit (si trajnerët, masazhatorët etj.)

Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet