Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim (JSHU)

Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim (JSHU)

Pajisja me sigurimin JSHU ofron garanci për ju gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë shtetit për çdo të papritur shëndetësore me të cilën mund të përballeni gjatë ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

JSHU ofron:
  • Mbulim të shpenzimeve mjekësore për rastet e aksidenteve apo sëmundjeve akute, deri në shumën 10.000 euro:
    • Trajtim urgjent mjekësor, nga shërbimet mjekësore të urgjencës.
    • Trajtim urgjent spitalor.
    • Operacion urgjent dhe trajtim intensiv.
    • Shpenzimet për medikamente.
    • Mjekim urgjent dentar.
    • Shpenzimet për marrje hua të pjesëve të rehabilitimit fizik si paterica, karrige me rrota dhe pajisjeve të tjera mjekësore;
    • etj.
  • Mbulim të shpenzimeve për riatdhesim në rast sëmundjeje apo humbje të jetës (shpenzimet e transportit të pacientit të siguruar me çfarëdolloj mjeti, për kthimin e tij në atdhe).
  • Dëmshpërblim në rast të humbjes së jetës në mënyrë aksidentale apo natyrore të personit të siguruar, në formën e një shumë të vetme monetare për familjarët apo trashëgimlënësit e personit.
i
Aplikoni online për sigurimin
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet