Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit (Cash Plan)

Sigurimi i Jetës dhe Shëndetit (Cash Plan)

Cash Plan garanton mbulimin e shpenzimeve për problemet shëndetësore të paparashikuara si pasojë e Aksidenteve apo Sëmundje të personit të siguruar. Produkti është lehtësisht i adaptueshëm për t’u personalizuar në mënyrë të tillë që plotësojë kërkesat e klientit, në bazë dhe të përbërjes dhe veçorive të grupit të siguruar.

Cash Plan mundëson mbulimin (rimbursimin) e shpenzimeve mjekësore si më poshtë:
  • Ndërhyrjet kirurgjikale me dhe pa shtrim,
  • Vizitën e mjekun e përgjithshëm dhe specialist,
  • Shpenzimet për akomodim dhe ushqim, në rast shtrimi në spital,
  • Kujdesin intensiv (Reanimacioni),
  • Shpenzimet për teste diagnostikuese (përfshirë rreze X, CT Scan, MRI, Pet Scan),
  • Shpenzimet për medikamente të këshilluara nga mjeku,
  • Shpenzimet për proteza dhe pajisje mjekësore të ngjashme,
  • Kemioterapi dhe Radioterapi,
  • Terapi Fizike dhe Rehabilitim,
  • Përfitim në rast paaftësie të shkaktuar nga aksidenti,
  • etj.

SiCRED ofron mundësinë e përfitimit (deri në një limit të caktuar) edhe në rastet e sëmundjeve që kanë ekzistuar, apo janë diagnostikuar përpara fillimit të këtij sigurimi dhe të cilat, nga vlerësimi i riskut, mund të rezultojnë të papranueshme për t’u marrë në sigurim. Mjafton që Siguruesi të jetë paraprakisht në dijeni të këtij fakti (nëpërmjet plotësimit të Aplikimit Shëndetësor nga punonjësit që do të sigurohen) dhe kjo do të shprehet në Çertifikatën Individuale Shëndetësore.

Përfitime të tjera të sigurimit Cash Plan:
  • Kontroll parandalues (check-up) vjetor, për të pasur një informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të të siguruarve. Klikoni për informacion mbi parapërgatitjen për check-up.
  • Kartën e sigurimit falas, e cila mundëson zbritje në të gjithë rrjetin mjekësor të spitaleve dhe klinikave private brenda dhe jashtë vendit, që bashkëpunojnë me SiCRED.
Na Kontaktoni
Lini takimin tuaj online
i
Aplikoni online per sigurimin
Ekstrakt nga Kushtet e Përgjithshme
s
Raporto dëmin
h
Informacion mbi Taksat dhe Tatimet